Home / Lajme / Maqedoni / ‘Bomba’ e 21-të e LSDM-së shpërtheu në Ohër

‘Bomba’ e 21-të e LSDM-së shpërtheu në Ohër

16 prillKryetari i Degës së LSDM-së në Ohër Tomisllav Tuntev publikoi edhe biseda telefonike të Protugjerit me Jankullovskën dhe ish drejtorin e sigurisë publike në MPB Ljupço Todorovski, që sipas opozitës dëshmojnë se VMRO DPMNE-ja ka përdorur kapacitetet policore në fushatën parazgjedhore në Ohër dhe presione të ndryshme në prag të zgjedhjeve në këtë qytet. Pasdite në Ohër LSDM-ja organizon marsh protestues, të cilit do ti prijë lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryesia e ngushtë partiake

Kryetari i Degës së LSDM-së në Ohër Tomisllav Tuntev publikoi edhe biseda telefonike të Protugjerit me Jankullovskën dhe ish drejtorin e sigurisë publike në MPB Ljupço Todorovski, që sipas opozitës dëshmojnë se VMRO DPMNE-ja ka përdorur kapacitetet policore në fushatën parazgjedhore në Ohër dhe presione të ndryshme në prag të zgjedhjeve në këtë qytet. Pasdite në Ohër LSDM-ja organizon marsh protestues, të cilit do ti prijë lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryesia e ngushtë partiake.

Në njërën nga incizimet e lëshuara në kuadër të “Bombës 21” në Ohër, dëgjohet edhe një bisedë për të cilën LSDM thotë se është mes ministrit Janakievski dhe një funksionari lokal. Aty dëgjohet zëri i ministrit duke shprehur sërish fjalë vullgare dhe duke dërguar “selame” për një kompani që të ndërpresë aktivitetet në komunën e Ohrit, për shkak se në atë kohë ka qenë nën kontroll të LSDM-së

LSDM-ja opozitare në kuadër të bombës lokale në Ohër, publikoi planifikimin e arrestimit të ish kryetarit të Komunës së Ohrit nga LSDM-ja, Aleksandar Petrevski. Dy bisedat mes shefit të kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer dhe Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska, sipas LSDM-së dëshmojnë se arrestimi i Petrevskit është i planifikuar dhe i motivuar politikisht. Në njërën nga bisedat, dëgjohet Jankullovska duke thënë se atij që i hidhen për ta arrestuar, nuk ka ku të ikë.

Sipas LSDM-së, Martin Protugjer në koordinim me Dragan Pavlloviq Llatasin kanë krijuar një skandal mediatik në Sitell dhe Veçer, kundër drejtorit të një shkolle të mesme i emëruar në kohën e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *