Home / Lajme / Maqedoni / Bomba e radhës shpërthen në Manastir

Bomba e radhës shpërthen në Manastir

8 prill-LSDM-ja publikoi telefonata edhe për porositë partiake për lustrimin e kundërshtarëve politik, drejtuar kreut të Komisionit për Lustrim Tome Axhiev, i cili vjen nga Manastiri. Ai pranon porosi nga deputeti i LSDM-së Antonio Milloshovski për lustrimin e një gjykatësi nga Kërçova, i cili siç thotë Milloshovski, u ka bërë shumë probleme

LSDM-ja ka publikuar një tjetër bombë lokale, “Të vërtetën për Manastirin” dhe shpërdorimet e funksionarëve të VMRO DPMNE-së në këtë qytet. Kryetari i Degës Komunale të LSDM-së në Manastir Vasko Kovaçevski publikoi një bisedë telefonike të kryetarit të Komunës së Manastirit Vlladimir Talevski, i cili i rrëfehet vëllait të drejtorit të DSK-së Vllatko Mijallkov për bandat e VMRO DPMNE-së në Manastir, reketin dhe krimet që bëjnë në këtë qytet.

Në një nga bisedat, sipas LSDM-së, shefi i kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer, kërkon nga ish drejtori i ELEM-it Vllatko Çingovski të heqë nga lista e të pranuarve në punë 9 persona që sipas tij nuk janë të rekomanduar nga partia. Në vend të tyre, kërkon që ti punësojë 9 persona nga lista e Jankullovskës.

Në një nga bisedat e publikuara, ministrja e brendshme Jankullovska reagon ashpër kundër emërimit të profesoreshës Frosina Remenski për prodekan, sepse sipas saj bëhet fjalë për kritikuesen më të madhe të Qeverisë. Në vend të saj, ajo kërkon të emërohen profesoreshat që, siç thotë Jankullovska, i kanë ngritur nga krevati për të dhënë deklarata në televizionet pro-qeveritare.

LSDM-ja publikoi telefonata edhe për porositë partiake për lustrimin e kundërshtarëve politik, drejtuar kreut të Komisionit për Lustrim Tome Axhiev, i cili vjen nga Manastiri. Ai pranon porosi nga deputeti i LSDM-së Antonio Milloshovski për lustrimin e një gjykatësi nga Kërçova, i cili siç thotë Milloshovski, u ka bërë shumë probleme.

Përveç publikimit të bombave, LSDM-ja edhe në Manastir ka vazhduar me marshin protestues ashtu sikur edhe në qytetet tjera ku pas publikimit të bombave janë mbajtur protesta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *