Home / Lajme / Maqedoni / Bombat e radhës do prekin marrëdhëniet ndëretnike (VIDEO)

Bombat e radhës do prekin marrëdhëniet ndëretnike (VIDEO)

Shkup, 17 prill – Ai ka ftuar të gjithë përfaqsuesit e shoqatave joqeveritare, intelektualët, profesorët universitar, arsimtarët, mjekët dhe të gjithë të tjerët që të kenë kujdes se nuk janë fajtor të gjithë, por vetëm kreu që qeverisë.

“Të gjitha materialet do ti publikojmë dhe nuk ka forcë që këtë ta ndalojë. Populli ka të drejtë ta dije të vërtetën dhe këtë do ta dinë. Po ju vjen radha bombave-materialeve shumë të ndieshme”, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë gjatë marshit protestues të zhvilluar në Ohër.

Ai mes tjerash ka theksuar të gjithë e dinë se cilat tema i presin qytetarët tonë, dhe ato do të ndodhin.

“Pasojnë materiale shumë të ndieshme si dëshmi dhe argumente. Prandaj, ju ftoj edhe maqedonasit edhe shqiptarët edhe turqit edhe romët edhe vllehët edhe boshnjakët dhe të gjitha bashkësitë etnike që kur do ta ndëgjoni ate që është e ndieshme në materiale do tu zgjohen mllefi dhe nxitja, por mos u zemëroni ndaj bashkësisë tjetër etnike, mos i akuzoni anëtarët e VMRO-DPMNE-së sepse fajtor janë individët nga udhëheqësia-drejtuesit që janë në pushtet. Kur do të mbërrinë materialet e ndieshme deri tek grupet dhe familjet, kur do të ndiheni të ofenduar dhe të lënduar, keni kujdes, se nuk janë fajtor familjet tjera”, deklaroi Zaev.

Ai ka ftuar të gjithë përfaqsuesit e shoqatave joqeveritare, intelektualët, profesorët universitar, arsimtarët, mjekët dhe të gjithë të tjerët që të kenë kujdes se nuk janë fajtor të gjithë, por vetëm kreu që qeverisë.

“Nëse dëshironi të protestoni, na ftoni edhe ne që bashkërisht të protestojmë por jo veç e veç, maqedonasit dhe veç shqiptarët”-ka theksuar mes tjerash lideri i LSDM-së në Ohër.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *