Home / Lajme / Maqedoni / Bora befason rajonin e Tetovës

Bora befason rajonin e Tetovës

5 prill-Në ndërkohë agronomët thonë se këta rreshje do të ndikojnë negativisht në bujqësi. Xheladin Nuhiu, agronom nga Tetova, tha se rreshjet e tanishme sidomos gjatë kësaj periudhe do të prolongojnë edhe më tej të mbjellurat e planifikuara pranverore, njofton Tv Koha.

Tetova me rrethinë është përfshirë nga rreshjet e borës. Gjatë ditës së sotme pikërisht në fillim të muajit Prill kur edhe të gjithë qytetarët presin që të përcjellin motin e ftohtë dhe ti gëzohen stinës së pranverës , një gjë e tillë nuk ka ndodh pasi që dëbore i ka prishur këta plane.me këtë do të duhet akoma që t`i themi lamtumirë stinës së dimrit.Reshjet e borës kanë rënë me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme në tërë rajonin e Tetovës ndërsa nuk është raportuar për probleme eventuale apo ngecje në komunikacion.Në ndërkohë agronomët thonë se këta rreshje do të ndikojnë negativisht në bujqësi. Xheladin Nuhiu, agronom nga Tetova, tha se rreshjet e tanishme sidomos gjatë kësaj periudhe do të prolongojnë edhe më tej të mbjellurat e planifikuara pranverore, raporton tv Koha “Edhe viti 2014 por edhe ky vit ka pasur mjaft të reshura, pra toka ka mjaftueshëm lagështi kurse këta rreshjet do të bëjnë që të shtyhen edhe më tej të mbjellurat pranverore të hershme siç janë patatja dhe produktet tjera që mbjellen më herët. Nëse hapet koha atëherë do të ishte më mirë sepse nuk toka nuk ka nevojë për rreshje, por nëse vazhdojnë atëherë do të ketë probleme shtesë për bujqit”, tha Xheladin Nuhiu -agronom. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *