Home / Lajme / Maqedoni / Bujar Osmani: BDI nuk del nga Qeveria, bën politikë serioze

Bujar Osmani: BDI nuk del nga Qeveria, bën politikë serioze

21 Prill -“Ne mund të dalim prej Qeverie dhe të fitojmë disa poena politk, por kjo nuk është zgjidhja e duhur për Maqedoninë, për shtetin tonë

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani në një emision debativ sonte në TV 24 Vesti, u shpreh se propozimet që me daljen e BDI-së nga Qeveria do të rrëzohet edhe VMRO-ja maqedonase nuk janë zgjidhja e duhur. Sipas tij, vetëm në zgjedhjet e fundit BDI mori 150 mijë vota nga shqiptarët dhe kjo është 70% e popullatës votuese, kështu që vetëm ata kanë të drejtë të vendosin kush do t’i përfaqësojë në Qeveri, transmeton Portalb.

“Ne mund të dalim prej Qeverie dhe të fitojmë disa poena politk, por kjo nuk është zgjidhja e duhur për Maqedoninë, për shtetin tonë. Këto janë reagime emocionale dhe aspak të mira për vendin tonë. BDI merr vendime racionale dhe aspak emocionale. Ne kemi përgjegjësi dhe bëjmë politikë serioze. Zgjidhja e vetme nuk është të del BDI nga Qeveria por zhvillimi i një dialogut serioz me kyçje të faktorit ndërkombëtar” tha mes tjeras Osmani.

Në këtë, ish ministri i mbrojtjes Lubomir Fërçkovski tha se “BDI po sillet si një viktimë dhe paguan çmim për këtë”.

“Megjithatë ajo që mua më brengos posaçërisht është se nuk ka nevojë që të sillet si viktimë. BDI ka sindromin e një viktime që madje ka filluar ta adhurojë torrturuesin e vet. Këtu qëndron problemi, ndërsa BDI ka përgjegjësi më të madhe se sa kjo që e thotë, për të mbajtur shtet të drejtë dhe me vlera dhe të drejta qytetare” tha mes tjerash, Fërçkovski,

e plotesuar

“Njerëzit duhet dhe kanë të drejtë ta dinë të vërtetën. Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën tmerruese të rastit Monstra” ku u vranë pesë persona, kështu u shpreh sonte ish ministri i brendshëm Ljubomir Fërçkoski, në një debat në TV 24 Vesti, transmeton Portalb.

“Do të tmerroheni kur të dëgjoni të vërtetën e rastit të vrasjes në Smillkovë. Shqiptarët duhet dhe kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për këtë rast ku BDI nuk është dhe aq e involvuar sa disa të tjerë që janë. E vërteta është shumë me rëndësi të zbulohet. Ne nuk mundemi të fillojmë një shoqëri të re pa mos e zbuluar atë deri në fund, edhe sa të jetë ajo e shëmtuar para neve” tha mes tjerash Fërçkoski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *