Home / Sport / Chelsea sigurt drejt titullit

Chelsea sigurt drejt titullit

Vuajtën deri në fund, por në fund e arritën golin e shumëkërkuar që ia siguroi tri pikë.

Derbi i Londrës mes Quens Park Rangers dhe Chelseat i ka takuar mysafirëve me rezultat minimal 0-1.

Që të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi gjatë gjithë ndeshjes, por goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në fundin e saj.

Ishte mesfushori spanjoll Cesc Fabregas heroi i Chelseat në këtë sfidë, teksa shënoi gol në minutën e 88-të të ndeshjes pasi u shërbye mirë nga belgu Eden Hazard.

Pas kësaj fitore Chelsea vazhdon rrugën e sigurt drejt titullit të kampionit, pasi me këto tri pikë të fituara ka forcuar pozitën e parë me 73 pikë të grumbulluara, shtatë më shumë se Arsenal dhe në rast se fiton një ndeshje të mbetur atëherë diferenca do të shkojë në plus 10 pikë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *