Home / Lajme / Maqedoni / Dëgjoni si Gruevski dhe Ahmeti i kanë mbyllur rastet e Hagës

Dëgjoni si Gruevski dhe Ahmeti i kanë mbyllur rastet e Hagës

6 Prill – Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti i kanë mbyllur rastet e Hagës kështu thotë kryetari i Lsdm-së Zoran Zaev

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, publikoi bombën e 18-të me radhë.

Bomba e radhës ka të bëjë me kryeministrin e Nikolla Gruevski. Ai sipas Zaevit, u dëshmua se është manipulues, vjedhës dhe kriminel.

Si u arrit marrëveshja mes Gruevskit dhe partisë së tij me Ahmetin dhe BDI do të dëgjojmë nga bisedat e Gruevskit.

Edhe pse Gruevski mohonte se ka bërë pazare me BDI ai si që zbulojnë bisedat, personalisht ka marrë pjesë në biseda. Ai më tej ia ka hedhur fajin dhe përgjegjësinë deputetëve dhe ministrave të VMRO.

Në bisedën mes Gruevskit dhe deputetes Silvana Boneva dëgjohet si Gruevski e urdhëron si të zbatojë planin e funksionimit: miratimin e Ligjit për amnisti të ish ushtarëve të UÇK-së.

Gruevski pranon se tani VMRO do e ketë më vështirë për këtë amnisti por duhet të durojnë.

Gruevski tallet dhe qesh me BDI duke thënë se pas Republikës së Krushevës shqiptarët marrin ministrinë e mbrojtjes.

Në bisedën mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit Zoran Stavreski shihet që as ajo as ai nuk janë të kënaqur me këtë që amnistohen ish ushtarët e UÇK.

Jankullovska madje pranon se dy ditë nuk ka fjetur nga ankthi.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *