Home / Lajme / Maqedoni / Deklaratat pas incidentit në Maqedoni, MPJ thërret për sqarime ambasadorin rus

Deklaratat pas incidentit në Maqedoni, MPJ thërret për sqarime ambasadorin rus

28 prill-
“Deklaratat e Ministrisë së Jashtme ruse janë të pa pranueshme dhe akuzat ndaj dy shteteve sovrane te Shqipërisë dhe Kosovës për ngjarjet e fundit në Maqedoni janë destabilizuese.”

MPJ e Shqipërisë thërret ambasadorin rus në Tiranë: Jo shantazheve që nuk i kontribojnë klimës konstruktive në Ballkan.

Rusia ta shohë realitetin në sy dhe të mos shantazhojë. Ky mesazh i është përcjellë Ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, i cili është thirrur nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme për t’i shprehur pakënaqësinë e palës shqiptare dhe për të dhënë sqarime për deklaratën e Moskës pak ditë më pare në lidhje me incidentin në një postë policore në Maqedoni në kufirin me Kosovën.

“Deklaratat e Ministrisë së Jashtme ruse janë të pa pranueshme dhe akuzat ndaj dy shteteve sovrane te Shqipërisë dhe Kosovës për ngjarjet e fundit në Maqedoni janë destabilizuese.”

Ky reaagim i Tiranës zyrtare vjen pasi Ministria e Jashtme ruse deklaroi pak ditë më parë se:

“Incidenti në kufirin Maqedonas është dëshmi e të problemeve të mprehta etnike dhe potencialit të konflikteve në atë pjesë të Ballkanit. Situata është bërë më keq nga mungesa e madhe e respektimit të ligjit dhe sigurinë në Kosovë, e cila padyshim rrjedh nga problemi të pazgjidhur të Kosovës në përgjithësi. Thirrjet për një Shqipëri të Madhe që janë dëgjuar më shumë dhe më shpesh në rajon nuk mund të neglizhohen më” .

Pikërisht kjo deklaratë për Ministrinë tonë të Jashtme përbën një shantazh dhe nuk i shërben aspak klimes konstruktive në rajon, e aq me pak parimeve te gjithpranuara te se drejtes nderkombetare.”

“Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe kandidat ne BE dhe çdo deklarate shantazhuese e Rusise do te shihet veç permes ketij prizmi.”

Në njoftimin për mediat nënvizohet se Ambasadorit Aleksandër Karpushin i’u theksua se Federata Ruse duhet te shohë realititetin ne sy ne Ballkanin Perendimor, ku pavaresia e Kosoves perben nje kontribut te qenesishem per te aredhmen demokratike dhe stabilitetin rajonal. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *