Home / Lajme / Maqedoni / Detaje nga inicidenti me armë (VIDEO)

Detaje nga inicidenti me armë (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – Pas dy ditësh, Policia e Tetovës ka dhënë disa detaje nga incidenti I cili u regjistrua tek stadiumi i qytetit në Tetovë.

Me këtë rast policia e Tetovës ka ngritur tre padi penale kundër tre personave. “26 vjeçari D.A do të përballet me padi penale Tentim për Vrasje”, E.J 35 dhe I.I 39 vjeçarë për veprën Rrezikim I sigurisë së përgjithshëm. I dyshuari D.A më datë 31 mars rreth orës 19 e 40 minuta në afërsi të stadiumit të qytetit me pistoletë Bul SHeroke M5 kalibri 45 milimetër, që e ka psoeduar me leje, ka shtënë disa plumba drejt veturës Audi në të cilën ka qenë E.J dhe një person tjetër me ç`rast tre plumba kanë përfunduar në veturë dhe është shkaktuar dëm. I dyshuari i dytë E.J dhe i treti I.I, dhjetë minuat më vonë tek rrethrotullimi afër stadiumit në Tetovë janë munduar me veturën Volsvagen Llupo me regjistrim të Tetovës e kanë ndjekur dhe pasi e kanë arritur janë munduar që ti prejnë rrugën Sh.A 51 vjeç babai i D.A duke i shkatërruar pjesën e përparme të veturës BMW por ai ka arritur të kthehet në anën e kundërt dhe të largohet nga vendi i ngjarjes”, njoftoi Policia e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *