Home / Lajme / Maqedoni / DioGuardi për çështjen e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni

DioGuardi për çështjen e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni

13 prill-Profesor Sinadinovski në këtë takim pati rast që DioGuardit ti dhuroj dy librat shkencor për shqiptarët ortodoksë që tash e një shekull ka mbetur nën hijen e regjimeve antishqiptare. Ish-kongresmeni DioGuardi ka theksuar se do angazhohet për një bashkëpunim dhe përkrahje të aspiratave të shqiptarëve në Maqedoni dhe sidomos për të nxjerrë në dritë të vërtetën e kësaj pjese të diskriminuar dhe anatemuar të popullit shqiptar në Maqedoni.

Ish-kongresmeni dhe kryetari i LQSHA-së, Joe DioGuardi ka pritur në një takim autorin e librit “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”, Branislav Sinadinovski.

Në rrugëtimin e promovimit të librit “Shqiptarët Ortodoksë në Maqedoni” të profesor Branislav Sinadinovski me origjinë shqiptar ortodoks pati një takim të ngrohtë më kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA) dhe ish-kongresmenin Joe DioGuardi.

Në këtë takim që është vlerësuar shumë vëllazëror dhe me praninë edhe të disa veprimtarëve të komunitetit shqiptar në SHBA janë diskutuar tema të rëndësishme si fati dhe dalja në dritë e së vërtetës së shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, të cilët me dekada të tëra janë të asimiluar dhe anatemuar përmes segmenteve të caktuara të regjimeve serbo – maqedonase. Po ashtu është shprehur mbështetje për idenë e themelimit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Maqedoni, si dhe mbështetja për [ështjen e përgjithshme të shqiptarëve.

Profesor Sinadinovski në këtë takim pati rast që DioGuardit ti dhuroj dy librat shkencor për shqiptarët ortodoksë që tash e një shekull ka mbetur nën hijen e regjimeve antishqiptare. Ish-kongresmeni DioGuardi ka theksuar se do angazhohet për një bashkëpunim dhe përkrahje të aspiratave të shqiptarëve në Maqedoni dhe sidomos për të nxjerrë në dritë të vërtetën e kësaj pjese të diskriminuar dhe anatemuar të popullit shqiptar në Maqedoni.

DioGuardi njihet si një nga hartuesit e platformës politike dhe kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe të ndryshimeve demokratike në Shqipëri dhe të pjesëve etnike në Maqedoni, Kosovën Lindore, Mal të Zi dhe Çamëri.

“Profesorin dhe shqiptarin ortodoks Sinadinovski në Nju Jork e shoqëruan veprimtarët tanë të kauzës kombëtare si Gjergj Dedë Vukaj, Zef Balaj, Nazim Halimi dhe Fanol Cami. Për fund duhet të theksojmë se DioGuardi shprehu gatishmërinë që të rregullohet kisha ortodokse në tapinë e Josif Bagerit dhe për të dalë në përkrahje të përcaktimit të vet shqiptar ortodoksë në Maqedoni,ai me një grup kongresmenësh do të vizitojë Rekën e Epërme shqiptare ,thuhet në këtë takim të Nju Jorkut. Ky takim ka pasur mbështetjen edhe nga Shoqata Shqiptaro – Amerikane nga Çikago. (Skender Karaçica/INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *