Home / Lajme / Maqedoni / Dita botërore e shëndetit – ‘Për ushqim të sigurtë, nga fusha në tryezë’

Dita botërore e shëndetit – ‘Për ushqim të sigurtë, nga fusha në tryezë’

7 prill-Në Ditën botërore të shëndetit 2015, OBSH për Evropë vlerëson se numri i të sëmurëve të rinjme sëmundjet të cilat barten përme ushqimit është më i lartë sesa që paraqiten për momentin dhe siç theksoi drejtori i Institutit për shëndet publik Shaban Memeti theksohet nevoja për përmirësim të bshkëpunimit midis sektorëve me qëllim të uljes së rreziqeve shëndetësore të lidhur me ushqim të pasigurt

Nën moton “Për ushqim të sigurt, nga fusha deri në tryezë” sot shënohet Dita botërore e shëndetit – 7 Prilli. Shoqata mjekësore e Maqedonisë (SHMM) me këtë rast sot organizon ngjarje në të cilën do të mbahet ligjeratë për sigurinë e ushqimit.
Qëllimi i fushatës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është që të ngrihet vetëdija e qytetarëve për siguri më të mirë të ushqimit, si dhe rekomandime të qeverive, autoriteteve sëndetësore-publike, bashkësitë dhe individët që të ndërmarrin aksione në kohë për parandalim të përafërsisht 200 sëmundjeve të cilat paraqiten si rezultat i ushqimit të ndotur me bakterie dhe viruse, parazite, substanca kimike dhe të tjera.
Sëmundjet e lidhura me ushqimin e ndotur me bakterie mund të parandalohen me zbatimin e pesë çelësave për ushqim më të sigurtë dhe atë me mirëmbajtjen e higjienës, me ndarjen e lëndës së aprë nga ushqimi i përgatitur, me përgatitjen themelore të ushqimit, ruajtjen e tij në temperatura të sigurta dhe shfrytëzim i ujit të sigurtë dhe produkteve të freskëta”, potencojnë nga OBSH.
Në kuadër të shënimit të Ditës botërroe të shëndetit, sot në Shkup, SHMM do të mbajë tubim solemn, në të cilin, mes tjerash, doc.dr. Gordana Ristovska nga Instituti për shëndet publik do të mbajë ligjeratën “Sa është i sigurtë ushqimi juaj”. Pritet fjalimi i kryetarit të SHMM-së, Goran Dimitrov dhe ministrit të SHëndetësisë, Nikolla Todorov. Njëkohësisht, SHMM do të shënojë 70-vjetorin e themelimit.
Qytetarët e Maqedonisë hanë ushqim të sigurtë, pohojnë kompetentët. Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Popovski dje në konferencë për shtyp në Institutin për shëndet publik, me mbështetje të OBSH-së tha se ushqimi në Maqedoni kontrollohet në çdo segment.
“Sistemi për kontrollim të ushqimit është vendosur dhe ne jemi në komunikim me të gjithë institucionet. E gjithë kjo kontrollohet me plane monitoruese kombëtare të cilat janë harmonizuar me punën në BE. Merren mostra nga të gjitha prodhimet ushqimore që prodhohen në Maqedoni, por edhe nga ato të cilat importohen. Analizat e deritanishme treguan se në vitin e kaluar kemi ushqim me siguri të lartë. Është zbuluar vetëm një produkt, gjegjësisht qepë ku kishte sasi të palejueshme të pesticideve dhe ai prodhim është larguar nga tregu”, deklaroi Popovski.
Lidhur me përmbytjet që e përfshinë Maqedoninë, Popovski theksoi se ato shkaktuan dëme edhe në sektorin bujqësor dhe se nga të gjitha analizat që janë bërë nga komunat e përmbytura është konfirmuar se vdekje të drejtëpërdrejtë të kafshëve nuk ka, por një pjesë e vogël e fermave dhe një pjesë e vogël e ushqimit të përmbytur për kafshë.
Në Ditën botërore të shëndetit 2015, OBSH për Evropë vlerëson se numri i të sëmurëve të rinjme sëmundjet të cilat barten përme ushqimit është më i lartë sesa që paraqiten për momentin dhe siç theksoi drejtori i Institutit për shëndet publik Shaban Memeti theksohet nevoja për përmirësim të bshkëpunimit midis sektorëve me qëllim të uljes së rreziqeve shëndetësore të lidhur me ushqim të pasigurt

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *