Home / Lajme / Maqedoni / Ditët e hapura në gjykatë (VIDEO)

Ditët e hapura në gjykatë (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – Sot në gjykatën e Tetovës ësht realizuar aktiviteti dita e hapur. Gjatë ditës së sotme qytetarët kanë patur mundësi të njihen me punën e gjykatësve, gjykatësve të administratës edhe atë në bazë të agjedës.

Siç njoftojnë nga gjykata themelore e Tetovës, sot është mbajtur evenimenti “Ditë të hapura në gjyqësi”, me qëllim që qytetarët të njihen me përgjegjësitë dhe punën e gjykatave si dhe me njohjen elementare të procedurave dhe proceseve të cilët realizohen në një gjykatë, transmeton Televizioni Koha.

Ngjarja është realizuar në gjykatat themelore në Strugë, Ohër, Strumicë, Manastir, Veles, Prilep dhe Tetovë. Gjatë ditës së sotme qytetarët kanë patur mundësi të njihen me punën e gjykatësve, gjykatësve të administratës edhe atë në bazë të agjedës. Fillimisht ata janë informuar për punën e përgjithshme të gjykatës themelore të Tetovës, pastaj kanë vizituar edhe sallat ku realizohen proceset gjyqësore, arkivin, zyrat për marrëdhënie me publikun etj.

Organizatorë i “Ditëve të hapura në gjyqësi” është koalicioni jo formal “Këshilli për drejtësi” i cili është i formuar në vitin 2013, nga juristët e rinj. Qëllimi kryesorë i këtij këshilli është që të përkrah reformat në gjyqësi. Edhe pse ishin ditët e hapura megjithatë askush nga gjykata nuk ka dhënë deklaratë për media por medieve u është thënë se vetëm mund të bëjnë inçizime të objektit të gjykatës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *