Home / Lajme / Maqedoni / Ditët e hapura në UEJL

Ditët e hapura në UEJL

7 prillKemi hapur konkurs për regjistrim në 16 programe studimore deri-diplomike në 26 programe të magjistraturës apo ciklit të dytë dhe në 12 programe të ciklit të tretë apo doktoraturës”, tha Zamir Dika, Rektor i UEJL-së

Universiteti i Evropës Juglindore ka hapur sot dyert për maturantët, për t’u rrëfuer atyre plan-programet ambientet e fakultetit ku do të mësojnë, nëse zgjedhin të studiojnë në UEJL në vitin e ri akademik 2015-2016. Sipas rektorit Zamir Dika, UEJL do të pranojë për këtë vit, gjithsej 1300 studentë të rinj që do t’i ndjekin studimet në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht. 800 studentë do pranohen në drejtimet deri-diplomike, 300 për magjistraturë dhe rreth 200 për doktoraturë. Risi e këtij viti në Universitetin e Evropës Juglindore janë kushtet për aplikim. Për ata që kanë notë mesatare 5, do sigurohet bursë prej 50 %, ndërsa 30% më pak do të paguajnë studentët e ardhshëm të cilët do ta kenë mesataren nga 4.5 deri në 4.9.

“Më tepër se 50 për qind të studentëve tanë të cilët diplomojnë, që në vitin e parë pas diplomimit punësohen në tregun e punës drejtë për drejtë, një indikator mjaft inkurajues që të vazhdojmë me rrugën e trajtimit të ofertave akademike, ashtu siç e kërkon tregu i punës, por, edhe trended e reja të nxënies së dijeve. Kemi hapur konkurs për regjistrim në 16 programe studimore deri-diplomike në 26 programe të magjistraturës apo ciklit të dytë dhe në 12 programe të ciklit të tretë apo doktoraturës”, tha Zamir Dika, Rektor i UEJL-së

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *