Home / Lajme / Maqedoni / Dorëzohet 30 vjeçari i dyshuar për incidentin në Barcod

Dorëzohet 30 vjeçari i dyshuar për incidentin në Barcod

22 prill-“Ai dyshohet për vrasjen e A.A. (22) nga Poroi”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
R.J. në stacionin policor me vete e solli edhe armën me të cilën paramendohet se ka gjuajtur.

Tridhjetëvjeçari R.J. nga Reçica e Madhe, i dyshuar për vrasje në kafenenë “Barkod” në Tetovë, sot rreth orës 11:00, vetë është paraqitur dhe është dorëzuar në stacionin policor të Tetovës.
“Ai dyshohet për vrasjen e A.A. (22) nga Poroi”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
R.J. në stacionin policor me vete e solli edhe armën me të cilën paramendohet se ka gjuajtur.
Menjëherë pas shkëmbimit të armatosur në “Barkod”, me vdekje u qëllua A.A, ndërsa plagë të ndryshme morën edhe 10 persona midis të cilëve edhe i dyshuari i dytë A.M. (23) nga Reçica e Madhe, R.J. ka ikur në drejtim të panjohur, pas çka pas tij u shpall urdhërarrest qendror.
Për A.M. dhe R.J. në mungesë, gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë iu caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *