Home / Lajme / Maqedoni / E PLOTËSUAR: 21 vjeçari A.A nga Poroji është i vdekuri nga 11 të plagosurit – VIDEO

E PLOTËSUAR: 21 vjeçari A.A nga Poroji është i vdekuri nga 11 të plagosurit – VIDEO

Tetovë, 10 Prill – Sipas informacioneve të para zyrtare, siç mëson Televizioni Koha, një nga 11 të plagosurit ka ndëruar jetë ai është 21 vjeçari A.A nga fshati Poroj. Incidenti ka ndodhur në lokalin “Barcode” në Tetovë

Sipas informacioneve të para zyrtare, siç mëson Televizioni Koha, personi i vdekur është A.A 21 vjeçari nga fshati Poroj. Një person i panjohur ka gjuajtur me armë kallashnikov, në rrugën “Dervish Carra”, duke plagosur rëndë 11 persona dhe një të vrar që ishin brenda kafe barit “BarCode”.

Televizioni Koha mëson se i vrari është 21 vjeçari A.A nga fshati Poroj. I riu nuk ka mundur të mbijetoj nga plagët e mara dhe ka ndëruar jetë në klinikën e Shkupit.

Nga 11 të plagosurit dhe një të vrarit edhe 3 persona të tjerë janë dërguar në spitalin klinik në Shkup ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Nga MPB – Tetovë për Televizionin Koha, konfirmojnë plagosjen e personave por ende nuk dihen motivet që çuan deri te plagosja e të rinjëve.

Sipas disa kalimtarve jo zurtarisht Televizioni Koha mëson se personi që gjuajti në lokalin “Barcode” është arrestuar dhe për momentin është në spitalin klinik të Tetovës duke mar ndihmë e parë pasi është i plagosur në krahror.

Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e incidentit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *