Home / Lajme / Maqedoni / Eco Guerilla fton Gruevskin në Jugokrom

Eco Guerilla fton Gruevskin në Jugokrom

3 prill-Me këtë, vet Kryeministri i cili është personazhi kryesor që ka në dorë celsin për ndotjen e qytetit dhe rrethinës, do të njihet nga afër me vrasjen e heshtur që po i bëhet qytetareve te Tetovës, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare apo racore.

Kumtesë për opinion

Duke pasur parasysh qe nesër, e shtunë 4 prill 2015, kryeministri Nikolla Gruevski do të organizojë takim popullor me qytetarë në sallën sportive të shkollës së mesme medicinale në Tetovë, Lëvizja Eco Guerilla i bë n ftesë të hapur që pas tubimit, të shkojmë në vizitë në fabrikën e Jugohromit dhe aty nga afër të njihemi me punën për vendosjen e filtrave nën moton “Груевски, ајде заедно до Југохром!”.

Me këtë, vet Kryeministri i cili është personazhi kryesor që ka në dorë celsin për ndotjen e qytetit dhe rrethinës, do të njihet nga afër me vrasjen e heshtur që po i bëhet qytetareve te Tetovës, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare apo racore.

Kërkojmë që në bazë të ligjit për ambient jetësor neni 51 dhe 52 për qasje në informacion të qytetarëve të njihemi nga afër dhe drejtëpërsëdrejti me programin i cili duhet të implementohet për të parandaluar helmimin e mëtutjeshëm të ajrit, tokës dhe ujit në Tetovë dhe rrethinë.

Qytetarët e Tetovës kanë dyshime të mëdha se kjo fabrikë do të vendos filtrat dhe se paraqitjet në media për vendosjen e filtrave i vlerësojmë si spekulim i rradhës dhe blerje kohe për të defokusuar opinionin publik dhe qytetarët nga problemi i ndotjes enorme të Tetovës.

Me respekt,
Eco Guerilla

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *