Home / Lajme / Maqedoni / Familja një vit e kërkon Kadim Imerin nga Bogovina (VIDEO)

Familja një vit e kërkon Kadim Imerin nga Bogovina (VIDEO)

Tetovë, 09 Prill – Por sipas tij, në muajin dhjetor të vitit të kaluar ai sërish shkon në stacionin policor në Bogovinë për t`u interesuar për fatin e babait të tij, ndërsa në këtë stacion nuk ka pasur asnjë dosje lidhur me humbjen e prindit. Në ndërkohë sot sërish është drejtuar në stacionin Policor në Tetovë ku ka marrë përgjigje se nuk ka asnjë dosje lidhur me prindërin e tij, njofton Televizioni Koha.

49 vjeçari Kadim Imeri nga fshati Bogovinë i Tetovës gati se një vit është larguar nga shtëpia ndërsa familja e tij nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen eventuale.Sipas familjarëve Kadimi herën e fundit është larguar nga shtëpia në muajin Maj të vitit të kaluar, ndërsa djali i tij Nebi Imeri një javë më pas rastin e ka paraqitur në Stacionin Policor në Zherovjan, transmton Televizioni Koha.

Por sipas tij, në muajin dhjetor të vitit të kaluar ai sërish shkon në stacionin policor në Bogovinë për t`u interesuar për fatin e babait të tij, ndërsa në këtë stacion nuk ka pasur asnjë dosje lidhur me humbjen e prindit. Në ndërkohë sot sërish është drejtuar në stacionin Policor në Tetovë ku ka marrë përgjigje se nuk ka asnjë dosje lidhur me prindërin e tij, njofton Televizioni Koha.

Djali thotë se në kohën kur Kadimi është larguar nga shtëpia nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor apo probleme tjera. Madje ai thotë se dy herë tjera është larguar nga shtëpia por e kanë gjetur. Herën e parë ishte larguar tre muaj dhe kishte qëndruar në Kroaci por ishte kthyer.Më 16 maj sërish largohet nga shtëpia, kurse djali e denoncon në Polici dhe atë e gjen policia në orën 2 në mesnatë në fshatin Bogovinë. Ndërsa disa ditë më vonë, Kadim Imeri largohet nga shtëpia dhe prej atëherë familja nuk ka asnjë informatë kthyese. Pas denoncimit të familjes, Televizioni Koha kërkoi informatë nga Policia e Tetovës gjegjësisht nga zëdhënësi Marijan Josifovski.Ai në përgjigjen me shkrim ka dhënë këtë informatë, njofton Tv Koha.

“Në muajin maj të vitit të kaluar në Stacionin Policor në Bogovinë, N.I 21 vjeçarë ka denoncuar se nga shtëpia është larguar babai i tij, K.I 49 vjeçar. Ndërkaq vitin e kaluar sërish në stacionin policor në Kamjan, është denoncuar prishja e rendit dhe qetësisë publike me send të fortë gjatë një rahje apo zënke, ku përmendet K.I 49 vjeçarë nga Bogovina, njofton Policia e Tetovës. Më tej nga Policia theksojnë se të njejtën ditë pra më 3 qershor të 2014, vëllau i tij Z.I 52 vjeçarë ka denoncuar se rreth orës 10 derisa ka qenë me gruan dhe motrën ka hyrë K.I dhe ata e kanë pyetur se pse një natë më herët nuk është kthyer në shtëpi, ndërsa djali N.I është hidhëruar dhe e ka marrë sëpatën dhe ka kërcënuar Z.I njëkohësisht e ka dëmtuar veturën Ford e cila ka qenë e parkuar në oborr. Më pas, N.I është arrestuar dhe mbajtur në Policinë e Kamjanit është kryer hetim dhe ndaj tij ka padi adekuate. Paraqitje tjera ndaj K.I sa i përket largimit nga shtëpia nuk janë evidentuar në Sektorin për Punë të Brendëshme, por nëse janë bërë lëshime rreth kësaj paraqitje që do të hetohet do të ndërmeren masa disiplinore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia e Tetovës lidhur me këtë rast, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *