Home / Lajme / Maqedoni / Fatmir Izairi akuza ndërrmarjes Pyjet e Maqedonisë

Fatmir Izairi akuza ndërrmarjes Pyjet e Maqedonisë

30 prill-Izairi më tej ka akuzuar se, shefi i SPB-së, zyra e Grupçinit, refuzon të bashkëpunojë me institucionin komunë dhe shantazhon qytetarët e këtij vendbanimi, duke mos lejuar që të punojnë në tokat e tyre.

Kreu i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, ka akuzuar sot njësinë rajonale të Pyjeve të Maqedonisë, se pa asnjë paralajmërim apo leje të marrë nga komuna, në zonën industrial të komunës së Zhelinës, kanë konfiskuar drunjtë që ka prerë ndërmarrja publike e Zhelinës për ta pastruar vendin në fjalë dhe të njëjtat, sipas Izairit i kanë shitur në një ndërmarrje në Grupçin.

“Sot jam i detyruar të shpalos një kërkesë të çuditshme që e kemi bë deri tek SPB-Tetovë, për të identifikuar persona të sektorit për pyje njësia në Tetovë të përkrahur nga polic të Stacionit policor Grupçin të cilët janë duke marrë pa asnjë lajmërim drunjtë të cilët janë pronë e komunës dhe NP e komunës i ka prerë dhe janë pronë e saj në bazë të planit urbanistik për hapje të rrugës. Është edhe më e çuditshme se drunjtë që janë prerë shkojnë në drejtim të panjohur dhe në bazë të informative tona të shitura në një depo në Gruçin”, theksoi Fatmir Izairi, Kryetar i komunës së Zhelinës

Izairi më tej ka akuzuar se, shefi i SPB-së, zyra e Grupçinit, refuzon të bashkëpunojë me institucionin komunë dhe shantazhon qytetarët e këtij vendbanimi, duke mos lejuar që të punojnë në tokat e tyre.
Pas pres konferencës së sotme të kryetarit të komunës së Zhelinës, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, vlerëson se të gjitha lëshimet eventuale në punën e pjesëtarëve të caktuar të Policisë në Stacionin Policor në Grupçin, komuna mund të drejtohet tek sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendëshme. “Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë në çdo kohë dhe në mënyrë konkrete është e gatshme që të bashkëpunojë me të gjitha komunat në mënyrë të barabartë që e mbulon, në funskion të sigurisë së qytetarëve dhe pronave të tyre. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, prêt që në qëllimet dhe përcaktimet profesionale, në mënyrë konstruktive do të participojnë edhe komunat, ndërsa në forma të ndryshme të mirëbesimit aktiv,resoekt të dyanshëm, me një qëllim të përbashkët që në mënyrë të parezerevë të respektohen ligjet dhe të sigurohet siguri çdo ditë për të gjithë qytetarët”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Policia e Tetovës.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *