Home / Lajme / Maqedoni / Fëmijët me autizëm japin mesazhin e tyre (VIDEO)

Fëmijët me autizëm japin mesazhin e tyre (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – Data 02 prilli është dita ndërkombëtare e autizmit dhe statistikat vrullshëm tregojnë për një situatë aspak optimiste. Në Tetovë akoma nuk ka një shifër të saktë se sa është numri i fëmijëve me autizëm.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve me autizëm sot në stadiumin afër USHT-së fëmijët me autizëm nga Gostivari dhe Tetova kanë qenë pjesëmarrës në lojëra të ndryshme sportive nën organizimin e qendrës për bashkëpunim ballkanik Loja, shoqatës e personave me atësi të kufizuara Hendikep si dhe shoqatës së Aletetikës.

Gëzim Osmani aktivist i qendrës Loja për Televizionin Koha tha se ne sot jemi munduar që ti kujtojmë këta fëmijë me disa aktivitete sportive.

Ndërsa për Adem Idrizin nga shoqata Hendikep kjo kategori e fëmijëve e cila është e pranishme në çdo pjesë të shoqërisë është lënë pas dore dhe nuk është duke u punuar aq sa duhet me ta, edhe në aspektin institucional kjo pjesë e shoqërisë është e anashkaluar, transmeton Televizioni Koha.

Data 02 prilli është dita ndërkombëtare e autizmit dhe statistikat vrullshëm tregojnë për një situatë aspak optimiste. Në Tetovë akoma nuk ka një shifër të saktë se sa është numri i fëmijëve me autizëm, mirë një gjë është e sigurët se numri i tyre po shtohet ndërsa autoritete punojnë shumë pakë për këtë kategori të shoqësisë e cila është e pranishme çdo ditë në mesin tonë dhe menjë farë forme është lën pas dore sikur të mos ekzistonte fare. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *