Home / Lajme / Maqedoni / Fillojnë punët në stadiumin e Tetovës (VIDEO)

Fillojnë punët në stadiumin e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 16 prill – Prej ditës së sotme kanë filluar punët për rregullimin e stadiumit të Tetovës.

Enver Beqiri, nga Sektori për Arsim, kulturë dhe Sport në komunën e Tetovës tha se kjo është një ngjarje e rëndësishme sepse fillon një projekt mjaft i oritur nga skuadrat tetovare dhe tifozët.

“Është një ngjarje e rëndësishme për skuadrat e futbollit tetovarë por edhe për të gjithë tiofzët që ndjekin skuadrat.Me këtë projekt është filluar që vitin e kaluar, pra është një donacion nga UEFA, në bashkëpunim me LFM dhe komunën e Tetovës. Përveç punëve që kanë marrë si obligim UEFA që të financojë, në si komunë shkojmë përmes partneritetit publiko privat, fizibiliti studimi është në përfundim e sipër dhe mendojmë se do ta bëjmë nj stadium shumë modern me të gjitha standardet evropiane”, tha Enver Beqiri, transmeton Televizioni Koha.

Ai më tej ka thënë se punët do të zgjasin 18 muaj kur edhe Teyova duhet të ketë një stadium sipas standardeve evropiane.

“Afati gjithsej është 18 muaj, me nënshkrimin e kontrratën dhe duhet të kalojnë 18 muaj, me terenen dhe vendosjen e reflektorëve dhe rregullimet rreth stadiumit” tha Beqiri, raporton Televizioni Koha.

Ndryshe, sipas paralajmërimeve janë paraparë diku rreth 700 deri në 850 mijë euro për rekonstruksion të fushës së sportit dhe reflektorëve në stadiumin e qytetit. Nga ana e LFM-së është siguruar projekt nga UEFA, për sa i përket renovimit komplet të terrenit, të fushës së sportit si dhe vendosjen e reflektorëve me qëllim që ndeshjet të zhvillohen edhe gjatë natës. Me vendim të këshillit të komunës së Tetovës ne kemi shpallur studimin për fizibiliti dhe ndërkohë më pas do të hapet shpallja për Partneritet Privato Publik të Stadiumit. Pra pas 30 vitesh këtij stadiumi i kthehet dëshira për investim dhe mundësia për pamje korrekte dhe e tërë kjo që në këtë stadium të zhvillohen edhe ndeshje ndërkombëtare, kishte deklaruar Teuta Arifi, gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së kontratës me LFM-në, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i Lidhjes Futbollistike të Maqedonisë Ilço Gjorgioski tha se donacioni është nga UEFA për rekonstruksionin e stadiumit të qytetit në Tetovë. Kjo është në kuadër të programës hetrik katër që do të thotë komplet rikostruimit të fushës sportive sipas standardeve të UEFA-së, me sistem të ujitjes, me sistem të drenazhit sipas kriteriumeve më të larta të UEFA-së, si dhe ndriçimi për zhvillimin e ndeshjeve gjatë natës. Komuna do të ketë obligim që të vendosë rreth 5 mijë karrige dhe me mundësi që të mbulojë një pjesë të stadiumit si dhe rekonstruim të zhveshtoreve sipas standardeve të UEFA-së, kishte deklaruar Ilço Gjorgioski kryetarë i LFM-së. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *