Home / Lajme / Maqedoni / Fillon asfatimi rrugës Gradec-Gostivar

Fillon asfatimi rrugës Gradec-Gostivar

Tetovë, 23 pirll- Ka filluar asfaltimi i rrugës regjionale Gradec – Gostivarë nga ane e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”. Gjithsej kjo rrugë ka një gjatësi prej 22 kilometrave por faza e parë e cila do të zgjasë deri në Negotinë do të kapë një gjatësi prej 4.5 kilometra.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu kjo ndërmarrje është duke punuar edhe në shumë rrugë të tjera të Maqedonisë dhe gjatë ditës së sotme punët kanë filluarë edhe në rrugën Strugë Tatesh.

“Etapa e tretë zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar dhe jemi të kënaqur prej vijimit të punimeve. Dhe besoj që kjo etapë do mbërij deri në fazën e fundit e ajo do të thotë përfundimi i rrugës deri në Gostivar. Por kjo etapë do ketë edhe një pauzë edhe atë në fshatin Negotinë.Kjo rrugë është paraparë të asfaltohet diku 22.5 kilometra tash janë në plan të asfaltohen katër kilometra e gjysmë dhe do na mbetet për etapën e fundit edhe katër kilometra”tha Gajur Kadriu drejtor i Ndërmarrjes rrugët e Maqedonisë, transmeton Televizioni Koha.

Ndërsa kryetari i komunës së Vrapçishtit Bajram Kadria tha se komunës i ngelet që të bëjë rregullimin e trotuareve që dhe sipas tij deri në fund të vitit të njejtit do të realizohen.

“Në shumë vende siç potencova gradeci Negotina Sanakosi shumë pjesë i kanë në njërin krah me trotuare e diku edhe në të dy krahët por ka pjesë të vogla diku 200 diku 300 metra që nuk janë dhe ne këto i përgatisim dhe do i ndërtojmë brenda vitit”, tha Bajram Kadria, kryetarë i komunës së Vrapçishtit, transmeton Televizioni Koha.

Me këtë rast gjatë fillimit të asfaltimit të kësaj rruge kanë qëndruar edhe deputetë e zonës të BDI-së, funskionarë të lartë dhe funksionarë lokal.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *