Home / Lajme / Maqedoni / FILLON KAMPANJA “RRUGA DREJT DHËMBËVE TË SHËNDOSHË”

FILLON KAMPANJA “RRUGA DREJT DHËMBËVE TË SHËNDOSHË”

27 Prill – Në tre muajt e ardhëshme do të realizohet kampanja për dhëmbë të shëndosh e quajtur “Rruga drejt dhëmbëve të shëndosh” e organizuar nga Lacalut Kids

Shkup, – Në tre muajt e ardhëshme do të realizohet kampanja për dhëmbë të shëndosh e quajtur “Rruga drejt dhëmbëve të shëndosh” e organizuar nga Lacalut Kids . Në këtë periudhë, fëmijët do të kenë shumë mundësi, që përmes lojës dhe ahengut, të edukohen se si të pastrojnë dhëmbët e tyre, sa shpesh t’i pastrojnë dhe pse është me rëndësi që të pastrojnë dhëmbët e tyre gjithmonë dhe drejt.

“Edhe si mjek, por edhe si prind, e shoh qartë nevojën për edukim të fëmijëve në temën dhëmbë të shëndoshë. Pasi që duam që t’i shtym në zhvillimin e drejtë të një teknike praktike dhe shprehi të shëndoshë, vendosëm që atë t’a bëjmë në mënyrë kreative, me ndihmën e animacioneve dhe inkuadrimin e fëmijëve në këtë process. Për këtë arsye e formuam “Rruga drejt dhëmbëve të shëndoshë”. Rrugë të cilën fëmijët do e kalojnë, bashkë me Lepuroshin Furçë, maskotën tonë, i cili është edhe shok i fëmijëve. Ndërsa qëllimi i fundit i kësaj rruge gjithsesi janë një numër i madh i dhuratave, të atyre të cilët do t’i kalojnë të gjitha hapat e lojës, në realitet që do e mësojnë kapitullin se sit ë kujdesen për dhëmbët e tyre” – thotë Aleksandar Donev, përfaqësues i brendit “Lakalut” në Maqedoni.

Kampanja “Rruga drejt dhëmbëve të shëndosh” do të realizohet nën slloganin “Laj dhe shëndrit dhëmbët e tua” dhe ka për qëllim edukimin e fëmijëve në një shprehi të shëndetshme , e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi, duke filluar nga ushqimi i shëndetshëm duke siç janë pemët dhe perimet, përmes mënyrës së pastrimit të dhëmbëve deri tek ajo se si të rruhen dhëmbët e pastër, të bardhë dhe të shëndosh! Që të kalojnë rrugën, fëmijët së bashku me Lepuroshin Furçë do të duhet të luajnë disa lojra të cilat do t’i mësojnë se sa e rëndësishme është të lajnë dhëmbët rregullisht.

Gjatë kohëzgjatjes së kampanjës, për çdo product të Lakalut, fëmijët do të përfitojnë një libër për ngjyrosje më të cilin do të kenë mundësi të marrin pjesë në të gjtha lojrat të cilat do të jenë të organizuara.

Fëmijët do të lozin me Lepuroshin Furçë në lokacione të ndryshme të qytetit të Shkupit, ku do të luajnë shumë loja interactive – Kështjella, Pikado, Kuiz etj, ndërsa për lojën të cilën ata do e luajnë ashtu siç duhet do të përfitojnë shumë dhurata. Të gjithë ata të cilët nuk do të marrin pjesë në lojë, do të mund të argëtohen me maskotën Lepuroshi Furçë, do të fotografohen dhe do të lozin.
Të drejtë pjesmarrje kanë të gjithë fëmijët deri në moshën 13 vjecare. Në qoftë se fëmijët janë nën 6 vjeç, do të ketë të drejtë pjesmarrje së bashku me prindërit. Në qoftë se fëmiju është më I madh se 6 vjeç do të mund të mer pjesë në aktivitet vet pa prindërit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *