Home / Lajme / Maqedoni / Fillon mbledhja urgjente tek Ivanovi, pa BDI-në

Fillon mbledhja urgjente tek Ivanovi, pa BDI-në

22 prill-Takimi urgjent është realizuar pas incidentit në të cilën u sulmua një pikë kontrolli në Goshincë të Likovës, ku sipas MPB-së pretendohet se e kanë kryer 40 persona nga Kosova të cilët janë paraqitur si pjesëtarë të UÇK-së

Sapo ka filluar takimi urgjent i zyrtarëve të lartë në vilën Presidenciale të thirrur nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Siç mësohet në këtë takim nuk marrin pjesë përfaqësuesit e BDI-së ku zv/ministër i Punëve të Brendëshme është kuadër i BDI-së Zemri Qamili.

Në këtë takim tl thirur nga Ivanovi, marrin pjesë edhe kryeministri Nikola Gruevski, kryeparlamentari Veljanovski, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Maqedonase Gjeneral major Goranço Koteski, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, drejtor i DSK-së, Sasho Mijalkovi, drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike Mitko Çavkov dhe disa zyrtarë tjerë të lartë të sigurisë në vend.

Takimi urgjent është realizuar pas incidentit në të cilën u sulmua një pikë kontrolli në Goshincë të Likovës, ku sipas MPB-së pretendohet se e kanë kryer 40 persona nga Kosova të cilët janë paraqitur si pjesëtarë të UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *