Home / Lajme / Maqedoni / Foli edhe Cërvenkovski

Foli edhe Cërvenkovski

20 prill-Ish lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski e arsyetoi heshtjen e tij duke thënë se nuk ka dashur të dëmtojë opozitën, por përkujtoi edhe kundërshtimin e disa qarqeve në LSDM ndaj padëgjueshmërisë dhe rezistencës që vetë ai e praktikonte në fillim të 2013-tës.

Pas kritikave të shumta për heshtjen e tij lidhur me krizën politike në vend dhe bombat e opozitës, Branko Cërvenkovski më në fund i dha mbështetje deklarative Zoran Zaevit dhe shfaqi pikëpamjet e tij për situatën në vend. Ish lideri i LSDM-së Cërvenkovski vlerëson se bombat që po publikon Zaevi kanë vërtetuar dyshimet për qeverisjen kriminele të Gruevskit dhe grupit përreth tij si dhe u kanë rrëzuar alibitë atyre që i mbyllnin sytë qëllimshëm para kësaj të vërtete.

“Jam i bindur se cilido, sadopak i informuar, me mendje të shëndoshë, e lëre më përfaqësuesit e të ashtuquajturës elitë intelektuale dhe biznesore, e ka pasur të qartë dhe të njohur edhe para të ashtuquajturave “bomba të Zaevit”. Është çështje krejt tjetër ajo që shumica vendosën të mbyllnin sytë, për shkak të kalkulimeve personale relativizonin gjërat duke tentuar të qetësojnë ndërgjegjen e tyre. Zoran Zaevin e uroj për guximin dhe i japë përkrahjen e plotë personale sepse përmes “Të vërtetës për Maqedoninë”, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ballafaqoi këta njerëz me realitetin katastrofik ku jetojmë. Tani të paktën nuk ka vend për arsyetimet e askujt dhe argumentimet se nuk dinte çfarë po ndodhte”, tha Branko Cërvenkovski, ish kryetar i LSDM-së.

Megjithatë Cërvenkovski kritikoi taktikën e deritanishme të opozitës dhe luftën e tyre vetëm përmes konferencave për shtyp. Ish kryeministri vlerëson se për rrëzimin e pushtetit diktatorial siç thotë ai, opozita duhet të zgjedhë forma më radikale konfrontimi.

“Të mos gënjehemi. Publikimi i së vërtetës për karakterin e këtij regjimi nuk mjafton që pushteti të bjerë. Është e qartë se ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për ta ruajtur pushtetin. Pyetja kryesore është çfarë jemi të gatshëm të bëjmë ne? Një regjim i tillë e i paskrupullt nuk rrëzohet vetëm me konferenca për shtyp dhe pëlqime në Facebook. Pushteti i tillë totalitar i cili i kontrollon të gjitha institucionet, i keqpërdorë paratë e popullit dhe i redakton mediat më të fuqishme në vend, nuk mund të mposhtet as nga individë e as nga parti opozitare. Diktatura e tillë mund të mposhten vetëm nga populli dhe me popullin!”, u shpreh Branko Cërvenkovski, ish kryetar i LSDM-së.

Ish lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski e arsyetoi heshtjen e tij duke thënë se nuk ka dashur të dëmtojë opozitën, por përkujtoi edhe kundërshtimin e disa qarqeve në LSDM ndaj padëgjueshmërisë dhe rezistencës që vetë ai e praktikonte në fillim të 2013-tës.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *