Home / Lajme / Maqedoni / Fyle: Kriza në Maqedoni shumë serioze

Fyle: Kriza në Maqedoni shumë serioze

3 prill-Ai vlerëson se të gjitha akuzat duhet ti nënshtrohen një procesi transparent dhe të pavarur gjyqësor. Fyle sugjeron që paralelisht me këtë proces, politikanët të shqyrtojnë përcaktimet e vendit dhe pritjet e qytetarëve, si dhe të heqin dorë nga politika e ambicieve personale dhe partiake.

Ish komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle, krizën politike në Maqedoni e ka cilësuar si shumë serioze duke theksuar se tendencat aktuale janë shqetësuese. “Problemi është se politikanët nuk e kuptojnë që situata është aq serioze dhe sa ata duhet ti kapërcejnë interesat personale dhe politike, pasi në pikëpyetje janë vënë e ardhmja e vendit dhe aspiratat evropiane”, ka theksuar Fyle në një intervistë për “Utrinvski Vesnik”. Ish zyrtari i lartë evropian është shprehur i befasuar se si politikanët në vend nuk mësojnë nga leksionet e të kaluarës. Fyle, i cili ndërmjetësoi arritjen e marrëveshjes së 1 marsit mes VMRO-së dhe LSDM-së, pas ngjarjeve të 24 dhjetorit në parlament, thekson se kur e kapërceni një krizë të brendshme, pritet që të bëni çmos që të shmangni ndonjë krizë tjetër. Ai vlerëson se të gjitha akuzat duhet ti nënshtrohen një procesi transparent dhe të pavarur gjyqësor. Fyle sugjeron që paralelisht me këtë proces, politikanët të shqyrtojnë përcaktimet e vendit dhe pritjet e qytetarëve, si dhe të heqin dorë nga politika e ambicieve personale dhe partiake. Ish-komisioneri për zgjerim, ka theksuar se lehtësimi i euro-parlamentarëve nuk do ta zgjidh krizën, por mund të ndihmojnë vetëm në vendosjen e hapave të parë që do të çojnë drejt zgjidhjes. Zgjidhja e krizës sipas tij varet vetëm nga vullneti i politikanëve në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *