Home / Lajme / Maqedoni / Gazetari Shaqiri ka dhënë informata kur ndodhi përçarja e PPD-së!

Gazetari Shaqiri ka dhënë informata kur ndodhi përçarja e PPD-së!

16 prill-“Më habit fakti që familja Shaqiri e problematizon vendimin për lustrim i cili është sjellë në janar të vitit 2012. Vendimi është marrë pasi që Hisen Shaqiri nuk ishte përgjigjur ndaj kërkesës tonë që si Komision e kemi pasur këtë lëndë”, tha Dauti për Telma.

Pas akuzave të Nora Shaqirit kundër Komisionit për verifikimin e fakteve se ka lustruar babain e saj dhe njëherësh gazetarin Hisen Shaqiri, edhe pse ai nuk ka pasur dosje dhe se nuk ekzistojnë dokumente se ai ka bashkëpunuar me shërbime, me qëllim që siç thotë Nora Shaqiri, të fyhet dhe nxihet fytyra e një personaliteti, ka reaguar Daut Dauti, anëtar i Komisionit për lustrim.

“Më habit fakti që familja Shaqiri e problematizon vendimin për lustrim i cili është sjellë në janar të vitit 2012. Vendimi është marrë pasi që Hisen Shaqiri nuk ishte përgjigjur ndaj kërkesës tonë që si Komision e kemi pasur këtë lëndë”, tha Dauti për Telma.

Ekzistojnë tre dokumente nga të cilat tani shihet se Shaqiri për tre muaj në vitin 1994 ka dhënë informacione ndaj një personi zyrtar ku potencohen informacione për qëndrimet e një kolegu të tij rreth statusit të shqiptarëve, për ngjarjet në bllokun politik të shqiptarëve në vitin 1994 kur ndodhi përçarja e PPD-së dhe u formua krahu i Arbër Xhaferit dhe Menduh Thaçit si dhe për veprimet e tij redaktuese në lidhje me një njoftim të lidhur me të shkuarën politike të këtij krahu.

Edhe pse nuk është gjetur ndonjë dosie, nuk ka asgjë problematike thekson Dauti.

“Ne nuk kemi dokument formal ku zyrtarisht theksohet se ai është bashkëpunëtor. Por të tre dokumentet qartë tregojnë se ai pranon dhe realizon detyra të marra nga shërbimet. Dokumentet ku Shaqiri paraqitet si burim gjenden në dosjet e personave të ndjekur, mësaktësisht të liderëve politik të ndjekur si shqiptarë ekstrem nacionalistë dhe radikalistë. Bëhet fjalë për përçarjen në PPD-në e atëhershme dhe interesat e shërbimeve si trajtohen çështjet e lidhura me statusin dhe të drejtat e shqiptarëve”, thekson Dauti, transmeton “Zhurnal”.

Ai porositi Nora Shaqirin se nëse ajo dëshiron mund t’i kërkojë kopiet ekëtyre dokumenteve nga komisioni për lustrim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *