Home / Lajme / Maqedoni / Hazbi Lika jep dorëheqje

Hazbi Lika jep dorëheqje

19 prill-“Përveç se një akt dorëheqjeje nga funksioni i Sekretarit Organizativ, këtë do e vlerësoja edhe si një veprim protestues timin kundrejt drejtuesve të partisë si dhe një akt solidarizimi me anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim”, thotë Lika.

Edhe sekretari i deritanishëm organizativ i BDI-së, Hazbi Lika, konfirmon dorëheqje nga ky post.

“Përveç se një akt dorëheqjeje nga funksioni i Sekretarit Organizativ, këtë do e vlerësoja edhe si një veprim protestues timin kundrejt drejtuesve të partisë si dhe një akt solidarizimi me anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim”, thotë Lika.

Në vazhdim pason deklarata e plotë e Hazbi Likës.

Drejtuar:
Kryesisë Qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim

Me këtë akt njoftoj organet përkatëse të partisë si dhe anëtarët dhe aktivistët për dorëheqjen time nga funksioni “Sekretar Organizativ”.

Këshilli i Përgjithshem që doli nga Kongresi i fundit zgjedhor më ngarkoi me detyrë si Sekretar Organizativ, funksion ky që ka përgjegjësinë e organizimit të partisë. Falemnderoj të gjithë ata që ma besuan këtë funksion kaq të rëndësishëm, ndërkohe konsideroj se pak mundësi më është dhënë për ta ushtruar këtë funksion gjë që erdhi deri te mosfunksionimi i këtij sekretariati. Arsyet e këtij veprimi i bazoj në disa çështje që kanë të bëjnë me kompetencat e drejtpërdrejta që bartë ky funksion.
Me datë 20 Gusht 2014, është mbajtur mbledhje e Kryesisë Qendrore pa prezencën time ku është vendosur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme partiake si dhe janë caktuar edhe kordinatorë sipas zonave elektorale. Arsyet e mosprezencës time ishin objektive sepse kur është vendos për mbledhje, por edhe gjatë mbajtjes së saj unë nuk kam qenë prezent në Republikën e Maqedonisë. Edhe përskaj insistimeve për shtyerjen e mbledhjes ose për heqjen e pikave të rendit të ditës që kishin të bënin me vendimet për zgjedhjet e partisë, nuk hasa në mirëkuptim nga drejtuesit e partisë. Kjo mospërfillje ka vazhduar edhe gjatë mbajtjes së proceseve zgjedhore dhe si pasojë nuk kam arritur të kuptoj saktësisht rolin dhe funksionimin e këtij sekretariati. Nga ana tjëter duke shpresuar se brenda kohës do gjendet rrugë e përbashkët për mbarëvajtje të procesit me qëllim të konsolidimit të partisë, kam vazhduar të jap përkrahjen dhe kontributin tim si përgjegjës i sekretariatit, por për fat të keq kjo gjë nuk ndodhi, dhe drejtuesit e partisë vazhduan me avazin e vjetër.
Një arsye e fortë për të justifikuar këtë akt dorëheqje e bazoj edhe tek zvarritja e vazhdueshme dhe anashkalimi i një regjistrimi të mirëfillt të anetarëve të partisë. Pajisja me fletëanëtarësi dhe menaxhimi i anëtarësisë është shumë i rëndësishëm sepse aty fillojnë të drejtat dhe obligimet e anëtarit që d.m.th se fletëanëtarësia është dokument i vetëm për të marr pjesë në proces dhe për të dhënë kontributin në kuvendet zgjedhore. Deri më tani kjo nuk ka ndodh përvec se në disa degë që kanë mbajtë një lloj evidence për nevoja praktike. Për shkak të moskonsolidimit të mirë dhe mospajisjes me fletëanëtarësi ka pas paqartësi rreth pjesëmarrjes së anëtarëve nëpër kuvende. Një nga rastet konkrete kemi edhe kuvendin e degës së Strugës ku kanë marrë pjesë jo vetëm anëtar të partisë sonë, por edhe të partive tjera gjë që e kanë thënë gjate takimeve vet anëtarët e komisionit për organizimin e zgjedhjeve në degën e Strugës. Gjatë takimeve në lidhje me këto çështje si dhe me procesin zgjedhor të Strugës u përpoqa të jap variante kompromisi si tejkalim për situatat e krijuara gjë që konsiderova se do ishin të mirëpritura nga të gjitha palët. Pasi që edhe kjo nuk u pranua dhe nuk u shfaqën shenja gatishmërie se mund të përmirësohen gjërat për të ardhmen unë vendosa që të mos bie në kundërshtim me vetë kontributin tim që kam dhënë deri më tani dhe aq më pak kur para pak ditësh isha një ndër ata që me ngulm kërkova që si normë e rezolutës në Kongresin Tematik mes tjerash të jetë edhe njohja e kontributit te anëtarëve dhe aktivistëve të partisë, të cilën ky Kongres e miratoi në mënyrë unanime. Kam pas besim se si drejtues i këtij sekretariati do e kem më të lehtë për të ndihmuar që anëtarëve të partisë t’iu ofrohet mundësi për të realizuar të drejtat e veta mirëpo ky funksion u shëndrua në dekor dhe si i tillë edhe më tutje do keqpërdorej. Tani e tutje kontributin tim do e jap në Kryesinë Qendrore si anëtar pa funksion duke qenë një zë i fortë i anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Përveç se një akt dorëheqjeje nga funksioni i Sekretarit Organizativ, këtë do e vlerësoja edhe si një veprim protestues timin kundrejt drejtuesve të partisë si dhe një akt solidarizimi me anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ky dokument do të deponohet në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Data: 18 Prill 2015 ____________________
Hazbi Lika

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *