Home / Lajme / Maqedoni / Heinsjorg Eiff: Brukseli të angazhohet më seriozisht për emrin

Heinsjorg Eiff: Brukseli të angazhohet më seriozisht për emrin

2 prill-
Ambasadori Eiff u lind në Frankfurt në vitin 1933 dhe ka filluar karierën në Ministrinë e Jashte Gjermane në vitin 1961 duke kryer detyra edhe në Izrael, SHBA dhe Jugosllavi, por edhe pranë misionit gjerman në OSBE në Vienë.

Të bashkangjitur mund të gjeni kontributin e ish Ambasadorit të NATOsë në Maqedoni, diplomatit gjerman, z. Hansjorg Eiff

Ky kontribut u pregadit nga Ambasadori Eiff enkas për Kongresin Tematik të BDI në pamundësi për të marrë pjesë për arsye shëndetësore.

Ambasadori Eiff u lind në Frankfurt në vitin 1933 dhe ka filluar karierën në Ministrinë e Jashte Gjermane në vitin 1961 duke kryer detyra edhe në Izrael, SHBA dhe Jugosllavi, por edhe pranë misionit gjerman në OSBE në Vienë. Ishta Ambasadori i fundit gjerman në ish Jugosllavi nga 1988 gjer më 1992.

Për herë të parë ka ardhur në Maqedoni më 1975 ndërsa ka kryer detyren e oërfaqësuesit të NATOsë në Maqedoni në kohën e luftës në Kosovë dhe në Maqedoni.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, ne komunikimin e tyre të fundit lidhur me “ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë” – COM (2014) 700/përfundimtar të datës 8.10.2014; europeanëesternbalkans.com/2015/03/13european-parliament – vërejti një rënie dramatike të stabiliteti të shtetit në vitin 2014. Bazuar në që të dy raportet, gjendja vazhdon të përkeqësohet në aspektin e themeleve demokratike, funksionimit institucional dhe marrëdhënieve ndër-etnike. Përparim gjithashtu nuk është arritur as në konfliktit me Greqinë lidhur me emrin, madje as për perspektivën Euroatlantike dhe integrime evropiane.
Vlerësimi shënon një pikë të ulët të zhvillimit në Maqedoni.

II

Kur u shpërnda Jugosllavia, Maqedonia, përkundër shumicës së ish partnerëve të saj, dëshmoi se ka aftësi për menaxhimin e tranzicion nga pavarësia në mënyrë paqesore.

Vite më vonë, në vazhdën e njëjtë, shteti u shpëtua nga një luftë e menjëhershme qytetare dhe marrëdhëniet ndër-etnike u konsoliduan me Marrëveshjen e Ohrid. Në zgjidhjen e këtij konflikte, mbështetja e BE dhe NATO-s kishte një rol të rëndësishëm. Çelësi për një zgjidhje më të qëndrueshme ishte uniteti i manifestuar atëherë nga ana e liderëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike ose politike. Në aspektin e rrezikut vdekjerues, u themelua Qeveria e re e formuar nga përfaqësuesit e të gjithë partive politike të pranishme në Parlament, përfshirë këtu edhe dy partitë shqiptare, për tu përqendruar në sigurimin e paqes së brendshme , përderisa organizata paramilitare shqiptare, në deklaratën e përbashkët e liderëfve të saj me kryetarët e partive politike shqiptare, ju bashkëngjitën pjesës dërmuese dhe në fund u shpërbënë, duke ju dorëzuar armët NATO-s.

Një krizë e tillë e ngjashme nuk ka ndodhur për herë të dytë. Përderisa një qeveri e përbërë prej të gjitha partive mund të mbetet si instrument për zgjidhjen e situatës së emergjencës ekstreme, ndjenja e përbashkët e përgjegjësisë për shtetin dhe qytetarët e tij mundet madje edhe aktualisht mund të aplikohet kurdo që janë të rrezikuar sundimi i të drejtës dhe demokracia, dhe kur qeverisja e një partie tregohet si pengesë për implementimin e tyre. Interesat partiak nuk mund të jenë arsyetim për refuzimin e pranimit të plotë të përgjegjësisë as nga qeveria e as nga opozita. Akterët politik të vitit 2015 duhet të kenë në konsiderim frymën e vitit 2001.

III

Orientimi pro-perëndimor i Maqedonisë është i padiskutueshëm që nga paraqitja e tij. Kjo është e njohur nga BE me nënshkrimin e Paktit për stabilizim dhe asociim të nënshkruar që në vitin 2001 dhe me dhënien Maqedonisë të statusit të shtetit kandidat në vitin 2005. NATO pranoi Maqedoninë si kandidat që nga viti 1999.

Përpjekjet e vazhdueshme të shtetit për të avancuar në drejtim të qëllimeve të përcaktuara janë vlerësuar në mënyrë pozitive nga ana e që të dy organizatave. Prandaj, Komisioni Evropian për të gjashtë herë me rradhë i ka rekomanduar Këshillit hapjen e negociatave për bashkëngjitje. Gjithsesi, si rezultat i çështjet së pazgjidhur për emrin me Greqinë, Këshilli ka bllokuar përparimin e mëtutjeshëm.
Marrëdhëniet me NATO-n janë zhvilluar në mënyrë të ngjashmë jokonzistente.

Efektet serioze negative të kësaj pengese janë të qarta. Si pasojë e kësaj Maqedonia nuk është trajtuar në përputhje me parimin e miratuar nga BE për bashkëngjitje që secili shtet kandidat do të vlerësohet sipas meritave të tij, që shpejyësia dhe cilësia e reformave të nevojshme të duhet të përcaktojë edhe orarin e bashkëngjitjes.
Edhe Komisioni Evropian edhe Parlamenti Evropian kanë ngritur brengën “se dështimi i palëve që të arrijnë një kompromis pas pothuajse dy dekadave të bisedave të ndërmjetësuara ka nj ndikim të drejtpërdrejtë dhe të keq në aspiratat evropiane të shtetit dhe qytetarëve të tij”.
Rezultatet kritike të gjendjes momentale në Maqedoni nga që të dy institucionet që i referohen të lartëpërmendurës e konfirmojnë brengën.

Për të arritur marrëveshjem sa më shpejt që është e mundur, Parlamenti Evropian ripërsërit, “për të nëntën herë në vazhdimësi që Këshilli që përcaktojë datën për fillimin e negociatave për bashkëngjitje pa vonesë të mëtutjeshme”….duke theksuar përsëri ”qëndrimin e tij se çështja e emrit është një çështje bilaterale, e cila nuk duhet të paraqet një pengesë për fillimin e negociatave për bashkëngjitje, edhe pse kjo çështje duhet zgjedhur para përfundimit të procesit të bashkëngjitjes”.
Ky qëndrim duket se është në përputhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të datës 5 dhjetor të vitit 2011 i cili thekson se Greqia ka shkelur obligimet e saja të Marrëveshjes Interne të 13 shtatorit të vitit 1995 që të mos pengojë pranimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale në të cilat Greqia është anëtare, nën emrin kalimtar “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

Lidhur me marrëveshjen përfundimtare për çështjen e emrit, bisedat joproduktive të ndërmjetësuara tanimë 19 vjet midis dy palëve, nuk japin shumë shpresë për sukses të mëtutjeshëm. Prandaj si një procedurë alternative e mundshme mund të konsiderohet edhe arbitrimi ndërkombëtar – pa të drejtën e vetos nga ana e palëve.

Pa marrë parasysh procedurat e zgjedhura, ja vlen që të theksohet se Parlamenti Evropian mendon se është e nevojshme “një angazhim më aktiv i BE për çështjen e emrit” dhe “qasje më proaktive nga ana e liderëve politik të BE”.
Të dy palët, në veçanti Maqedonia, një kohë tepër të gjatë kanë qenë lenë vetëm lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *