Home / Lajme / Maqedoni / Hojt Ji i përsëriti thirrjet për përgjimin dhe për kthimin e opozitës në Kuvend

Hojt Ji i përsëriti thirrjet për përgjimin dhe për kthimin e opozitës në Kuvend

30 prill-. Me Qeverinë e re në Athinë, i inkurajojmë dy palët që të arrijnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për kontestin e emrit, i cili e bllokon progresin e vendit në integrimet euroatlantike”, deklaroi zëvendësndihmës sekretari i Shtetit.

Ndihmës zëvedëssekretari amerikan i Shtetit, Hojt Ji e ka përsëritur thirrjen deri te autoritetet e Maqedonisë që të përballen me rastin me përgjiminm si dhe thirrjen deri te partia opozitare LSDM që të kthehet në Kuvend

Ji ka folur në Komisionin për politikë të jashtme të Dhomës përfaqësuese amerikane të mërkurën në mbrëmje, së bashku me Suzan Fric, drejtuese e sektorit për Evropën dhe Euroazinë e agjencisë USAID.

“I mbështesim aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në bashkimin Evropian. Kohën e fundit ne dhe partnerët tanë evropianë me shqetësim e përcjellim krizën politike në Maqedoni të ndërlidhur me publikimin e materialeve të përgjuara nga ana e liderit të partisë opozitare. I bëj thirrje Qeverisë që të përballet me materialet e përgjuara, në mënyrë që e tregon përkushtimin e parimeve euroatlantike. E inkurajojmë opozitën, e cila për momentin e bojkoton Kuvendin, të kthehet në atë trup dhe të ndihmojë ta zgjidhë krizën. Jemi të shqetësuar edhe për dallimet rritëse mes shoqërisë etnike të Maqedonisë dhe komunitetit etnik shqiptar. Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian mbetet i rëndësishëm që të arrihet paqe e përhershme dhe stabilitet në rajon. Me Qeverinë e re në Athinë, i inkurajojmë dy palët që të arrijnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për kontestin e emrit, i cili e bllokon progresin e vendit në integrimet euroatlantike”, deklaroi zëvendësndihmës sekretari i Shtetit.

Ji u përqendrua edhe në gjithë rajonin e Ballkanit, duke thënë se prioriteti amerikan mbetet që të punohet në integrimin e rajonit në NATO dhe në BE, duke vlerësuar se megjithatë ky vizion amerikan është nën kërcënim si asnjëherë më parë pas fundit të Luftës së Ftohtë, për shkak të krizës në Ukrainë. Ji shtoi se është e saktë se procesi i zgjerimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian është i ngadalësuar, për shkak të këmbënguljes së Unionit për vendosje të standardeve më të lartë, më të ashpra për vendet e ardhshme.

Drejtuesja Fric e USAID-it gjithashtu shkurt u përqendrua edhe në programet të cilat kjo Agjenci i realizon në rajon dhe në Maqedoni, para se gjithash në fushën e programeve politike dhe lirinë e mediave.

“Në Maqedoni programi i USAID-it për mbështetjen e mediave promovoi pavarësi të mediave, gazetari hulumtuese dhe servis për kontrollin e fakteve i cili deri tani publikoi mbi 1.000 analiza kritike të teksteve mediale” tha Fic.

Kuriozitet i seancës së Komitetit ishte pjesëmarrja e Xho Diogardit, i cili shërbeu katër vite si kongresmen nga njësia zgjedhore nga Nju-Jorku idhe ishte përfaqësues i organizatave lobuese shqiptare në Uashington.

Në fjalimin e tij Diogradi foli për regjimin e Millosheviqit, e akuzoi Maqedoninë për racizëm ndaj shqiptarëve duke cituar vërejte nga Ervan Fuere dhe kërkoi federalizmin e Maqedonisë, kërkoi mbështetje për ndërrimin e partisë së Hashim Thaçit nga pushteti në Kosovë dhe e akuzoi ish ambasadorin amerikan në Kosovë për ndërtim tejet të shtrenjtë të autostradës mes Shqipërisë dhe Kosovës, para se të lutet ta përfundojë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *