Home / Lajme / Maqedoni / Hojt Ji: Palët të sillen me përgjegjësi (VIDEO)

Hojt Ji: Palët të sillen me përgjegjësi (VIDEO)

Shkup, 17 Prill – “Gjithashtu i shpjegova z. Zaev se roli që duhet të luajë opozita në çdo demokraci është roli demokratik, të merr pjesë plotësisht në institucione, përfshi edhe Kuvendin. E inkurajova z. Zaev ti gjejë kushtet, të gjejë mënyrën për kthimin e partisë së tij në Kuvend”, tha Hojt Ji, zv/ndihmës sekretar shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi

Zv/ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euro-Azi Hojt Ji, pas takimit me kreun e LSDM-së Zoran Zaev përsëriti porositë e qarta të Qeverisë amerikane për hetimin e informatave për korrupsion dhe vepra tjera penale të pushtetit, që dalin nga bisedat e përgjuara. Ji kërkoi nga të gjitha palët e përfshira të sillen me përgjegjësi dhe të gjejnë mënyrën për dalje nga kriza, duke kryer paralelisht hetime të pavarura dhe transparente të indikacioneve për shpërdorim të pushtetit.

“Siç e dini, ka shumë interes për skandalin e përgjimeve. Shkëmbyem qëndrime rreth asaj çfarë duhet bërë. Siç thash në deklaratën e djeshme, besojmë shumë se është shumë e rëndësishme për të gjitha palët të sillen me përgjegjësi, të tentojnë të gjejnë mënyrë për dalje nga kriza. Qeveria duhet të adresojë përmbajtjen e përgjimeve, të kryejë hetime për indikacionet për shpërdorime dhe korrupsion, këto gjëra duhet patjetër të hulumtohen”, deklaroi Hojt Ji, zv/ndihmës sekretar shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi, transmeton Televizioni Koha.

Ji tha se ka porositur opozitën që të gjejë mënyrën që betejën politike ta zhvillojë në institucionet e shtetit.

“Gjithashtu i shpjegova z. Zaev se roli që duhet të luajë opozita në çdo demokraci është roli demokratik, të merr pjesë plotësisht në institucione, përfshi edhe Kuvendin. E inkurajova z. Zaev ti gjejë kushtet, të gjejë mënyrën për kthimin e partisë së tij në Kuvend”, tha Hojt Ji, zv/ndihmës sekretar shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi, transmeton Televizioni Koha.

Funksionari i lartë amerikan theksoi se është e rëndësishme që Maqedonia të ngelet në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe të gjitha palët ta ndihmojnë procesin integrues. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *