Home / Lajme / Maqedoni / Incidenti në Gushincë: Reagon VMRO-DPMNE

Incidenti në Gushincë: Reagon VMRO-DPMNE

Shkup, 21 Prill – VMRO-DPMNE fton institucionet që në mënyrë të shpejtë të zgjidhin këtë rast dhe të sigurojnë funksionimin e ligjit, sigurisë dhe stablitetin në të gjitha bazat.

Ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja e cila e ka dënuar sulmin në fshatin Goshincë. Me këtë rast, VMRO-DPMNE fton institucionet që në mënyrë të shpejtë të zgjidhin këtë rast dhe të sigurojnë funksionimin e ligjit, sigurisë dhe stablitetin në të gjitha bazat.

“Qytetarët e Maqedonisë duhet që të jetë të qetë dhe të mos lejojnë realizimin e skenareve qëllimi i të cilëve është destabilzimi i vendit dhe rrezikimi i rendit dhe qetësisë. Të gjithë partitë politike, individët duhet që në mënyrë të përgjegjëshme të sillen në këto moment, të përmbahen nga manipulimet dhe të mos nxisin tensione vetëm për qëllime personale dhe partiake” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, transmeton Televizioni Koha.

Në fund të reagimit qëndron se Republika e Maqedonisë do t`i tejkalojë të gjitha sfidat dhe të vazhdojë me përparimin i cili është qëllim i të gjithë qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *