Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov për vizitë në Tiranë (VIDEO)

Ivanov për vizitë në Tiranë (VIDEO)

Tiranë, 02 prill – Në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Shqipërisë, presidenti Ivanov do të takohet edhe me kryetarin e Tiranës, Lulzim Basha. Të premten, presidenti Ivanov do ta vizitojë Komunën Pustec, ku do të takohet me përfaqësues të bashkësisë lokale maqedonase.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja Maja Ivanova prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë. Presidenti Ivanov në Tiranë do të ketë takime me kolegun e tij shqiptar Bujar Nishani, me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Shqipërisë, presidenti Ivanov do të takohet edhe me kryetarin e Tiranës, Lulzim Basha. Të premten, presidenti Ivanov do ta vizitojë Komunën Pustec, ku do të takohet me përfaqësues të bashkësisë lokale maqedonase.

Në delegacionin që do ta shoqërojë presidentin Ivanov gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë është edhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *