Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov shkon në Paradën e Moskës

Ivanov shkon në Paradën e Moskës

28 prill-“Presidenti Ivanov gjithnjë ka zbatuar politikat e hapura ndaj të gjithëve”, deklaroi presidenca duke konfirmuar praninë në këtë ceremoni që do të zhvillohet më 9 maj me rastin e Ditës së fitores ndaj fashizmit.

Presidenti Gjorgje Ivanov pas shumë mëdyshjeve ka vendosur që të marrë pjesë në paradën ushtarake në Moskë.

Nga kabineti i presidentit Ivanov kanë theksuar se vendimi për pjesëmarrje nuk është në kundërshtim me prioritetet strategjike të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, transmeton INA.

“Presidenti Ivanov gjithnjë ka zbatuar politikat e hapura ndaj të gjithëve”, deklaroi presidenca duke konfirmuar praninë në këtë ceremoni që do të zhvillohet më 9 maj me rastin e Ditës së fitores ndaj fashizmit.

Një pjesë e vendeve evroperëndimore përfshirë edhe Shqipërinë nuk do të marrin pjesë në këtë eveniment, për shkak të ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

Ky mesazh është përcjellë edhe nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, të cilët kanë dhënë rekomandime për të bojkotuar ceremoninë që do të jetë nën patronatin e Putinit.

Edhe Serbia së fundi u këshillua nga BE që të mos marrë pjesë në paradën e Moskës, por ajo ka bërë të ditur se do të jetë aty dhe se ka kërkuar që BE të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të politikave dhe interesave serbe. (INA

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *