Home / Lajme / Rajon / JAHJAGA: RAJONIT I DUHET PAQE

JAHJAGA: RAJONIT I DUHET PAQE

21 prill-Duke komentuar për herë të parë gjendjen në Maqedoni, Jahjaga tha se Kosova është shembulli më i mirë i tolerancës ndër etnike.

Presidentja e Kosovës ka reaguar për incidentit në Goshincë-Kumanovë. E para e shtetit në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se rajonit i duhet paqe.

“Incidentet e tilla nuk i kontribuojnë asnjërit nga vendet fqinjë, por assesi kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor. Tanimë secili shtet është shtet i krijuar në kuadër të kornizave të tyre kushtetuese dhe ligjore duke funksionuar mirë dhe neve duhet gjithmonë të insistojmë në promovimin e paqes edhe stabilitetit për qytetarët”, tha Jahjaga.

Duke komentuar për herë të parë gjendjen në Maqedoni, Jahjaga tha se Kosova është shembulli më i mirë i tolerancës ndër etnike.

“Ne jemi duke jetuar në shekullin e integrimeve dhe shembulli siç është Kosova e vendet tjera, janë shembulli më i mir i tolerancës jo vetëm brenda komuniteteve. Ne duhet t’ju shmangemi agjendave nacionaliste, sepse kemi parë që ato dekada me radhë kanë shkaktuar pasoja e dhimbje tek qytetarët tanë”, ka përfunduar Jahjaga.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *