Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: MPB-ja asnjëherë nuk do të bëhet vegël e ndonjë partie politike

Jankullovska: MPB-ja asnjëherë nuk do të bëhet vegël e ndonjë partie politike

15 prill-Sipas Jankullovskës, MPB-ja ka kapacitet të konfirmojë autenticitetin e materialeve që po publikon opozita, por që sipas saj policia nuk do të bëhet vegël e asnjë partie politike!

Publikimi i materialeve komprometuese nga ana e liderit të opozitës Zoran Zaev është dyfytyrësi. Ai është njëriu i fundit që mund të flasë për lirinë dhe demokracinë e vend. Kështu e komentoi “bombën” e fundit të opozitës ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska. Sipas saj, Zaevi përmes materialeve të krijuara dhe të montuara, po sajon një realitet që nuk korrespondon me gjendjen faktike.

“Është i qartë ankthi dhe presioni të cilin ai sigurisht po e ndjen nga veprat penale me të cilat po përballet dhe i janë vënë mbi supe, dhe për të cilat siç po informoni ju, përfaqësuesit e mediave, kjo procedurë tashmë po fiton një qasje juridike dhe kuptohet, institucionet përgjegjëse do ta thonë fjalën e tyre të fundit. Është dyfytyrësi e madhe që një person si Zoran Zaevi, me gjithë bagazhin e tij të hipotekave në pjesën që ka shkelur të drejtën, abolimin e tij, dhe gjithë ajo që ai si person ka në dosjen e tij, të flasë për liri, demokraci dhe për marrëdhënie kundrejt popullatës. Ai është njeriu i cili hapur tregoi se LSDM-ja nëse ndonjëherë vjen në pushtet, do të përdorë metoda të ashpra drejt atyre që nuk mendojnë njëjtë si ai dhe për këtë i gjithë opinioni është dëshmitarë”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Sipas Jankullovskës, MPB-ja ka kapacitet të konfirmojë autenticitetin e materialeve që po publikon opozita, por që sipas saj policia nuk do të bëhet vegël e asnjë partie politike!

“MPB-ja është institucion që vepron në bazë të procedurave të këtij shteti. Ekzistojnë disa mënyra hetimore për të cilat institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit kanë kapacitet por ne asnjëherë nuk do të bëhemi vegël e asnjë partie politike me qëllim arritjen e pikëve ditore politike. Nëse ndonjë institucion përgjegjës lëshon urdhër që MPB-ja të veprojë në cilindo lëndë, ne çdoherë në mënyrën më profesionale, ashtu sikurse deri më tani, do të veprojmë dhe do të përgjigjemi në bazë të procedurave ligjore”, tha Jankullovska.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *