Home / Lajme / Maqedoni / Jankuloska për “Monstrën”: Kamerat janë gati, por a do të kryejmë me vrasjen?

Jankuloska për “Monstrën”: Kamerat janë gati, por a do të kryejmë me vrasjen?

29 prill-Jankuloska dhe Mijalkov, sipas asaj që publikoi Zaev, taktizojnë rreth ngjarjes së 7 majit dhe e vendosin në kontekst që, siç thotë ministrja, “të punës tjetër” gjegjësisht vrasjes në liqenin e Smilkovcës dhe hetimit për gjetjen e kryerësve.

“Për fat të keq, kamerat kur ka ndodhur vrasje makabër nuk kanë qenë në funksion dhe nuk kemi mundur të konsiderojmë në këtë vegël të fuqishme teknologjike për zbulimin e veprës më të rënda penale me të cilën jemi ballafaquar. Por, me angazhim joegoist të të gjithë pjesëtarëve të MPB-së, të cilët ditë e natë punonin në terren nga momenti kur ndodhi vrasja deri në momentin e zbulimit të personave që dyshohen të kenë kryer veprën, ia dolëm ta zgjidhim këtë problem”, deklaroi ministrja e brendshme Gordana Jankuloska më 7 maj të vitit 2012, gjatë prezantimit të projektit “Qytet të sigurt”.

Vrasja makabre për të cilën flet ministrja është masakra në liqenin e Smilkovcës, që ndodhi më 12 prill të enjten, ku ishin likuiduar katër të rinj dhe një peshkatar i moshës mesatare.

Një prej pyetjeve që iu adresuan MPB-së ishte nëse vrasësit i ka kapur kamera të cilat ishin vendosur në të gjitha daljet dhe hyrjet e kryeqytetit.

Në një prej regjistrimeve që publikoi opozita mund të dëgjohej bisedë mes ministres së brendshme Jankuloska dhe drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov ku të dytë flasin për promovimin e projektit dhe rastin “Monstra”.

Jankuloska dhe Mijalkov, sipas asaj që publikoi Zaev, taktizojnë rreth ngjarjes së 7 majit dhe e vendosin në kontekst që, siç thotë ministrja, “të punës tjetër” gjegjësisht vrasjes në liqenin e Smilkovcës dhe hetimit për gjetjen e kryerësve.

Mes tjerash, Mijalkov në bisedë thotë se “duan të vijnë edhe izraelitët”, që është vërtetim se projekti “Qytet i sigurt” është bërë në bashkëpunim me kompaninë izraelite.

G.J: Për këtë qendrën që po flasim, a ta bëjmë hapjen më 7 maj, kjo është pyetja ime.

S.M: Do të shohim. Sa jeni gati…

G.J: A e din pse?

S.M: Për arsye se dëshirojnë të vijnë edhe Izraelitët.

G.J: Jo be, për gatishmëri mendoj se nuk ka problem, por në kontekst të kësaj pune tjetër, e din. A po themi që nuk kemi incizime, nuk e kemi atë, këtë, ndërsa po promovojmë Qendër të tillë.

S.M: Po mirë de, po e hapim pas ngjarjes, çka. Deri atëherë nuk kemi pasur.

G.A: A be, deri atëherë nuk kemi pasur, dallimi thelbësorë është deri atëherë a do të mbarojmë me vrasjen. Nëse mbarojmë atëherë kemi goditur në shënjestër, e dinë.

S.M: Po, po, po.

G.J: Por nëse nuk mbarojmë…

S.M: Jo, jo, jo. Ajo…

G.J: Aj të shohim edhe dy- tre ditë, dhe do të merremi veshtë, mundet?

S.M: Po, mundet, mundet, aj.

G.J: Të mos prejudikojmë tani. Donë të thotë, brenga ime ishte ajo.

S.M: U bë.

G.J: Ok

S.M: Do të kërkoj në telefon fiks.

G.J: Mundet, tung, tung.

(Kjo bisedë, sipas Zaevit është bërë më 30 prill 2012.)

Trupat e të rinjve dhe peshkatarit në moshë mesatare u gjetën të enjten më 12 prill të vitit 2012 rreth orës 22 e 30 minuta, në bregun e Liqenit të Smilkovcës. Ekspertiza tregoi se ndaj tyre është shtënë prej së afërmi, me tre lloje të armës.

Në ndërkohë, policia mobilizoi numër të madh të pjesëtarëve të tyre që të pengojnë përshkallëzimin e situatës. Banorëve Radishanit bllokuan rrugët lokale ndërsa u dëmtuan disa makina dhe dyqane.

U formua edhe një shtab operativ që menaxhonte me operacionin për gjetjen dhe kapjen e kryerësve të masakrës.

Më 16 prill ministrja e brendshme Gordana Jankuloska pohoi se makina e topit “Opel Omega” me ngjyrë të kuqe të errët, që policia e ka gjetur 10 km larg vendngjarjes, është përdorur nga kryerësit.

Më 1 maj ndërmori aksion të madh nën emrin operativ “Monstra” ku u arrestuan një pjesë e të akuzuarve. Në operacion morën pjesë rreth 800 pjesëtarë të MPB, nga Byroja e sigurisë publike dhe DSK-ja.

Pas thuajse proces dyvjeçar gjyqësorë dhe pas disa anulimeve të publikimit të aktvendimit, më 30 qershor vitin e kaluar, për masakrën e liqenit të Smilkovcës, dënim të përjetshëm morën Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq edhe atë për veprën terrorizëm si kryerës të drejtpërdrejtë ndërsa për planifikim dhe kryerje, me burg të përjetshëm u dënuan Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta.

Alil Demiri dhe Agim Ismailoviq edhe më tej janë në Kosovë ku u kapën për posedim arme. Organet maqedonase të gjyqësisë kërkuan ekstradimin e tyre, por asgjë nga kjo deri më tani.

Aktvendimi për rastin “Monstra” shkaktoi protesta të ashpra të qytetarëve nga komuniteti shqiptarë në vend, ku një pjesë u shënua edhe me dhunë, që kulminoi me gurëzimin e gjykatës ndërsa disa polic rezultuan të lënduar. Demonstruesit vlerësojnë se aktvendimi është jokorrekt dhe se i tërë rasti është i montuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *