Home / Lajme / Maqedoni / Kadri Bajrami demanton gënjeshtrat e Maqedonisë: S’kam lidhje me sulmet në Gushnicë

Kadri Bajrami demanton gënjeshtrat e Maqedonisë: S’kam lidhje me sulmet në Gushnicë

22 prill-Kadri Bajrami nga Stanqiqi i Gjilanit ka përgënjeshtruar zyrtarët maqedonas se ai së bashku me tre të tjerë nga Gjilani ka marrë pjesë në sulmet e Gushnicës.

Kadri Bajrami emri i të cilit është përmendur nga maqedonasit si i involvuar në sulmet në Gushnicë, ka demantuar se ka marrë pjesë në këto sulme. Unë jam fshatar dhe tërë ditën jam marrë me punët e shtëpisë. U befasova kur e dëgjova emrin tim në lajme shprehet Bajrami.

Kadri Bajrami nga Stanqiqi i Gjilanit ka përgënjeshtruar zyrtarët maqedonas se ai së bashku me tre të tjerë nga Gjilani ka marrë pjesë në sulmet e Gushnicës.

Kadri Bajrami tha për rajonipress se ai as që ka kohë të merret me gjëra të tilla.”Unë jam fshatar dhe tërë ditën jam marrë me punët e shtëpisë dhe të familjes. U befasova kur e dëgjova emrin tim në lajme. E demantoj këtë gënjeshtër sepse unë jetojë në brezin kufitar dhe merrem me bagëti dhe punë shtëpiake ku edhe e mbajë familjen time” tha Bajrami për rajonipress.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *