Home / Lajme / Maqedoni / Komandant Hoxha: Maqedonia në situatë konfuze

Komandant Hoxha: Maqedonia në situatë konfuze

21 prill-Ai ka fajësuar edhe partitë shqiptare qe janë marrë me biznese dhe kanë bërë para, duke i lënë shqiptarët të vujanë.
Shaqiri tha se në përgjithësi situata është mjaft konfuze, duke shtuar se “edhe këto grupe nuk e dimë kush janë”.

Ish Komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri, i ftuar në emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum, ka theksuar se situata në Maqedoni është e mjegullt dhe mjaft konfuze.
Komandant Hoxha ka theksuar se shërbimi sekret maqedonas duhet të dijë se çka po ndodhë, duke shtuar se gjendja e shqiptarëve është shumë e keqe, sepse janë kapë i keqi me të ligun.

Sipas tij, qe 14 vjet për shqiptarët nuk është bërë asgjë, duke shtuar se marrëveshja e Ohrit ka dështuar totalisht.

Ai ka fajësuar edhe partitë shqiptare qe janë marrë me biznese dhe kanë bërë para, duke i lënë shqiptarët të vujanë.

Shaqiri tha se në përgjithësi situata është mjaft konfuze, duke shtuar se “edhe këto grupe nuk e dimë kush janë”.

“Nëse janë të vertetë, atëherë do të shohim se çka kërkojnë. Por, nëse janë pjellë e Gruevskit, atëherë do të ketë probleme në Maqedoni”, tha ai. /TV Rrokum/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *