Home / Lajme / Maqedoni / Komisari Hahn i shkruan Ahmetit

Komisari Hahn i shkruan Ahmetit

8 prill-Janë paraparë kontakte në ditët në vijim midis bashkëbiseduesve nga dy partitë kryesore në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe disa Anëtar të Parlamentit Evropian.Shpresoj që do të zhvillohen diskutime konstruktive të cilat do të mund të ofrojnë përparim”, thotë Han në letrën e tij.

Komisari Johanes Hahn i shkruan Ali Ahmetit. Ahmetit

“Ju faleminderit për letrën tuaj nga 23 shkurti 2015 si dhe takimin tonë të dobishëm gjatë vizitës time në Shkup gjatë javës së kaluar.

Siç e dini, unë ndaj shqetësimet e juaja mbi seriozitetin e krizës aktuale politike dhe e çmoj çasjen tuaj konstruktive. Aktorët politik dhe institucionet e vendit tuaj përballen me test të pjekurisë së tyre demokratike gjatë zgjidhjes së kësaj krize.

Tash i takon vendit që të përballet me këtë krizë dhe të zgjidh implikimet politike dhe juridike të kësaj krize në mënyrë të përgjegjshme dhe demokratike. Bashkimi Evropian ka vullnet që ti përkrah përpjekjet e partive në këtë proces. Janë paraparë kontakte në ditët në vijim midis bashkëbiseduesve nga dy partitë kryesore në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe disa Anëtar të Parlamentit Evropian.Shpresoj që do të zhvillohen diskutime konstruktive të cilat do të mund të ofrojnë përparim”, thotë Han në letrën e tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *