Home / Lajme / Maqedoni / Kotevski: MPB-ja ka marrë kontrollin e Goshnicës, po kryhet inspektimi

Kotevski: MPB-ja ka marrë kontrollin e Goshnicës, po kryhet inspektimi

Shkup, 21 Prill – Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski tha se njësitet e MPB-së kanë marë në kontroll fshatin Gushinës dhe punojnë në mënyrë të qetë dhe të sigurt për të zbuluar rastin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski tha se terreni përreth karaullës së Greshnicës është siguruar dhe krijon kushte për inspektim të qetë dhe të sigurt, transmeton Televizioni Koha.

Kotevski ka thënë se ka biseduar edhe autoritetet e Kosovës dhe se nesër pritet të zhvillojë takime edhe në nivelin më të lartë.

Sipas tij, komunikimi dhe takime do të ketë edhe me forcat serbe të sigurisë. Karaulla në Goshnicë u sulmua nga një grup i armatosur, për të cilët pretendohet se kanë qenë 40 persona nga Kosova.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *