Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë – 16 Prill 2015 – (VIDEO)

Kronika e Zezë – 16 Prill 2015 – (VIDEO)

Tetovë, 16 prill – Sotë në fshatin Bërvenicë është aksidentuar këmbësori T.Gj 76 vjeç nga Bërvenica ku ka marrë lëndime trupore dhe me një veturë tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është dërguar në klinikat e Shkupit.

Sot rreth orës 09.00 në rrugën regjionale Tetovë-Vollkovijë në fshatin Bërvenicë ka ndodhur aksident komunikacioni mes një furgoni Mercedes me regjistrim të Tetovës i drejtuar nga 51 vjeçari M.R nga Bllaca dhe këmbësorit T.Gj 76 vjeç nga Bërvenica. Në aksident këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe me një veturë tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është dërguar në klinikat e Shkupit. Është kryer hetim ne vendin e ngjarjes dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij rasti, transmeton Televizioni Koha.

– Alarmi zbulon hajnat

Të mërkurën mbrëma tetovarët J.A 24 vjeçar dhe Xh.O 35 vjeçarë kanë kryer vjedhje në një kioskë në afërsi të Spitalit Klinik të Tetovës pronë e 44 vjeçarit B.Xh nga Reçica e vogël . Hajnat me forcë kanë hapur mbrojtësen prej metali, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë 4500 denarë, 10 sim kartela me nga 100 denarë si dhe telefon celular. Alarmi që ka qenë i instaluar menjëherë është aktivizuar me ç`rast nga dy persona të sigurimit është kapur Xh.O dhe pas arritjes së pjestarëve të Sektorit për Punë të Brendëshme Tetovë në objekt është gjetur edhe J.A. Dy personat janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorin publik ata janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij rasti, transmeton Televizioni Koha.

– Ndalohet duke transportuar drunj

Të mërkurën rreth orës 13.oo në atarrin e fshatit Leshnicë është ndaluar 49 vjecari N.Z nga Zhelina i cili në veturën Suzuki pa regjistrim ka ngarkuar drunj të cilët i kishte prerë pa leje. N.Z pasi kishte vërejtur policinë ka tentuar të futet në veturë dhe të ikë, megjithatë menjëherë është ndaluar, është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Grupçin. Vetura me drunjtë me vonë janë dorëzuar në policinë pyjore, përderisa N.Z është liruar dhe ndaj tij do të ketë padi adekuate, transmeton Televizioni Koha.

– 17 vjeçarja rihet për spital

Pasditën e së mërkurës në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellur 17 vjeçarja nga Tetova në gjendje të dehur, me lëndime në fytyrë dhe dhëmbë të thyer. Sipas rrëfimit të saj dhe të shokëve të cilët kanë qenë me 17 vjeçaren, përderi sa ka qenë duke ecur në rrugën e Ilindenit, është sulmuar fizikisht nga një mashkull, i cili e ka goditur disa herë në kokë, ndërsa kalimtarë të rastit e kanë dërguar në spitalin e Tetovës për ndihmë mjekësore. Personi i dyshuar për kryerje të sulmit është thirrur në stacionin policor në Tetovë dhe janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *