Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë (VIDEO)

Kronika e Zezë (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – SPB – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy aksidente në komunikacion.

Dje rreth orës 18:25 minuta në rrugën Marshall Tito në Tetovë në afërsi qendrës për kulturë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave BMW me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga 26 vjecari E.P nga shkupi dhe autobusit të paruar Mercedes me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga 55 vjecari N.L nga fshati Nerasht. Në këtë aksident lëndime trupore ka marrë 29 vjecari N.N nga Xhepcishti i cili është dërguar dhe mbajtur në spitalin e Tetovës. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe janë zbardhur gjitha detajet rreth këtij rasti, ku shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë ndërsa dëmi material është llogaritur 100 mijë denarë.

– Aksident në autostradën Tetovë – Shkup

Mbrëmë rreth orës 1:20 minuta në autostradën Tetovë – Shkup në dalje nga Tetova vetura e tipit Audi me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga 43 vjecari A.A nga Xhepcishti ka goditur kafshë në kafshë që ka qenë duke lëvizur në rrugë. Nga ku aksident nuk ka të lënduar ndërsa dëmi material është llogaritur 10 mijë denar. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *