Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së priti në takim Grupin e Punës të Këshillit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i PDSH-së priti në takim Grupin e Punës të Këshillit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor

23 prill-Kryetari i PDSH-së z.Thaçi vuri në dukje se formati i tashëm i bisedimeve në Bruksel vetëm në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është i gabuar. Për tejkalimin e situatës aktuale, bisedimet duhet zhvilluar mes 4 forcave kryesore politike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me Grupin e Punës të Këshillit Evropian i përbërë nga 40 përfaqësues të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, përgjegjëse për marrëdhëniet e BE-së me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike dhe ekonomike në vend, për de-bllokimin e proceseve integruese, si dhe për tema të tjera me interes të ndërsjellët.

Kryetari Thaçi mes tjerash vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, andaj Partia Demokratike Shqiptare si një faktor i rëndësishëm gjatë këtij procesi tejet delikat do të vazhdoj me politikën e saj konstruktive dhe të përgjegjshme, dhe se nuk do të bëhet pre e aventurave dhe aventuristëve të mundshme që do ta dëmtonin demokracinë dhe perspektivën euro-atlantike të shqiptarëve dhe të vendit në përgjithësi.

Në këtë drejtim, rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik mes forcave kryesore politike është me rëndësi të veçantë dhe prandaj Kryetari i PDSH-së z.Thaçi vuri në dukje se formati i tashëm i bisedimeve në Bruksel vetëm në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është i gabuar. Për tejkalimin e situatës aktuale, bisedimet duhet zhvilluar mes 4 forcave kryesore politike në vend.

Takimi ishte mjaft i dobishëm dhe konstruktiv me ç’rast u shkëmbyen shumë mendime lidhur me situatën aktuale politike në vend dhe më gjerë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *