Home / Lajme / Maqedoni / Kurorë varri për familjen e gazetarit Borjan Jovanovski

Kurorë varri për familjen e gazetarit Borjan Jovanovski

22 prill-Ndërkohë Plenumi i Gazetarëve ka bërë thirrje për organizimin e një proteste para objektit të Qeverisë së Maqedonisë në shenjë mbështetje për familjen e gazetarit Borjan Jovanovski, i cili njihet si kritik i ashpër të qeverisë Gruevski.

Ngjarje makabre është shënuar sonte para shtëpisë së familjes së gazetarit maqedonas Borjan Jovanovski. Në shtëpinë e tij ka trokitur një person i panjohur, ndërsa pasi ka hapur derën bashkëshortja e tij Amernis Nokshiqi, vizitori i panjohur ka kërkuar Jovanovskin. Nokshiqi ka thënë se Borjani është në udhëtim, atëherë ai i ka dhuruar një kurorë varri dhe i ka thënë:
Kjo është një dhuratë nga Todor Aleksandrov. Pas këtij akti qyqar personi i panjohur ka ikur. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë Plenumi i Gazetarëve ka bërë thirrje për organizimin e një proteste para objektit të Qeverisë së Maqedonisë në shenjë mbështetje për familjen e gazetarit Borjan Jovanovski, i cili njihet si kritik i ashpër të qeverisë Gruevski.

Protesta është planifikuar të mbahet në orën 12:00 dhe shënon një hap solidarizues të golegëve për familjen e gazetarit e cila ka marrë mesazhe kërcënuese.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *