Home / Lajme / Maqedoni / Kyçja e femrave në teatro (VIDEO)

Kyçja e femrave në teatro (VIDEO)

Tetovë, 02 Prill – Kyqja e Femrave në teatër ka qenë tema e zhvilluar sot në komunën e Tetovës në kuadër të projektit Watch.

Ky projekt realizohet nga komuna e Tetovës dhe bashkia e Korçës ku janë të përfshira disa qytete të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ideja kryesore e projektit është nxitja e punësimit të grave në sferën e artit si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave positive në këtë lëmi, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu projekti ka për qëllim vlersimin e burimeve krijuese të grave dnë lidhje me veprimin dhe funksionimin e formave të ndryshme të teatrove, si dhe shkëmbimin e informacioneve midis grupeve të ndryshme të synuara në Maqedoni dhe Shqipëri.

Koordinatorët e projektit për Televizioni Koha u shprehën se numri i grave të punësuara në teatro nëpër pozita udhëheqëse është i vogël, duke shpresuar që kjo mënyrë të ndryshojë.

Ndryshe ky projekt financohet nga Unioni Evropian në bashkëpunim me komunën e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *