Home / Lajme / Maqedoni / Labënishta deponon dorëheqjen

Labënishta deponon dorëheqjen

20 prill-“Ashtu siç kisha paralajmëruar edhe më parë, sot me një fjalë si ditë e hënë që kisha thënë dorëzova aktin e dorëheqjes nga zëvendësministri i mbrojtjes. Arsyetimit për vendimin tim i kam bërë të gjitha publike. Nuk kam ndonjë gjë tjetër për të shtuar për momentin, faleminderit për gjithë gjërat”, deklaroi Arben Llabënishti, zv. ministër i mbrojtjes.

Zëvendësministri i mbrojtjes, Arben Llabënishti ka deponuar në Kuvend dorëheqjen e tij, të paralajmëruar që të shtunën në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve brenda partisë dhe pozitës inferiore në ekzekutiv në realizimin e politikave partiake. Përveç Llabënishtit, dorëheqje nga posti i sekretarit partiak ka dhënë edhe deputeti Hazbi Lika, ndërsa pas tij edhe nënkryetari i degës së Haraçinës, Shefik Duraki. Ndërkaq nga Struga, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të revoltuarve nga partia e tij në mënyre indirekte ju bëri thirrje që debatin ta zhvillojnë në organet e partisë, e jo siç u shpreh ai, të fshihen nëpër vrima.

“Ashtu siç kisha paralajmëruar edhe më parë, sot me një fjalë si ditë e hënë që kisha thënë dorëzova aktin e dorëheqjes nga zëvendësministri i mbrojtjes. Arsyetimit për vendimin tim i kam bërë të gjitha publike. Nuk kam ndonjë gjë tjetër për të shtuar për momentin, faleminderit për gjithë gjërat”, deklaroi Arben Llabënishti, zv. ministër i mbrojtjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *