Home / Lajme / Maqedoni / Lazim Destani dhe Vullnet Ameti realizuan një takim me drejtuesit e Myftenisë së Tetovës

Lazim Destani dhe Vullnet Ameti realizuan një takim me drejtuesit e Myftenisë së Tetovës

18 Prill – Presidenti i Ecolog-ut Lazim Destani dhe Rektori i Usht-së Vullnet Ameti patën takim me drejtuesit e Myftenisës së Tetovës

Presidenti i Ecolog-ut Lazim Destani dhe Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr.Vullnet Ameti,zhvilluan një takim me Myftiun e Myftinisë së Tetovës, Prof. Dr.Qani Nesimi, kryeimamin, Mr. Ejup Selmani, si dhe disa imamë të xhamive të qytetit të Tetovës dhe fshatrave përrreth.

Fillimisht, ata në këtë ditë të bekuar bashkërisht e falën namazin e xhumasë në Xhaminë e Pashës, në Tetovë. Pas përfundimit të namazit, ata në hapësirat e Medresesë për Hafëzë në Tetovë realizuan një takim të përbashkët. ku diskutuan për tema të ndryshme, përfshirë edhe përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, ndërsa rëndësi të veçantë i kushtuan bashkëpunimit në mes të institucioneve arsimore dhe atyre fetare, përfshirë sektorin publik dhe privat.

Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Prof. Dr.Qani Nesimi theksoi se në rajonin e Tetovës eksitojnë gjithsej 103 xhami dhe se shumica e imamëve të këtyre xhamive kanë të kryer fakultetet teologjike në vende të ndryshme të rajonit dhe botës.

Nga ana tjetër, Rektori i USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti theksoi se Universiteti Shtetëror iTetovës në kuadër të Fakultetit Filozofik ka disa vite që e ka hapur Katedrën e Orientalistikës dhe interesimi i studentëve për këtë program studimor ka qenë jashtëzakonisht i madh. Ai tha se, përveçstudimeve në Tetovë, Fakulteti Filozofik i USHT-së, Programin e studimeve të Orientalistikës e kadisperzuar edhe në qytetin e Shkupit.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që takime të kësaj natyre të ketë edhe në të ardhmen, ngasevetëm në këtë mënyrë mund të ngrihen në piadestalin më të lartë vlerat tona si popull, përfshirë këtu ato kombëtare, fetare dhe mbi gjitha ato shoqërore..

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *