Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja padit drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov

LSDM-ja padit drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov

7 prill-Të dhënat e tilla LSDM i nxori në pah gjatë publikimit të bombës së 15-të duke prezantuar bisedat mes përfaqësuesit të qeverisë izraelite, Haim Hakejni, Sasho Mijallkovit dhe gjykatëses Svetllana Kostova. Sipas Zaevit, në dijeni të plotë për këtë aferë ka qenë edhe kryeministri NikollaGruevski

LSDM ka ngritur padi penale për mitmarrje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, gjykatëses Svetllana Kostova dhe shtetasit të huaj Haim Hakijni, të përfshirë në skandalin me furnizimin e pajisjeve për përgjim nga Izraeli. Me këto veprime sipas partisë së Zaevit, tre të dyshuarit i kanë shkaktuar dëm të madh buxhetit të shtetit i cili duhet të përcaktohet në mënyrë plotësuese. Si dëshmi për këtë padi janë audio incizimet e publikuara nga ana e LSDM-së.

“Në vitin 2011 i dyshuari i parë Sasho Mijallkov përmes kompanisë NN ka marr provizion prej 840.000 euro, 540.000 euro dhe 200.000 euro si shpërblim për marrëveshjen e nënshkruar për furnizim të pajisjeve, me çmim më të lartë nga ajo reale. E dyshuara e dytë Svetllana Kostova i ka ndihmuar të dyshuarit të parë dhe ka ndërmjetësuar në lidhje me pagesën e shpërblimit dhe nënshkrimin e marrëveshjes për furnizim me pajisje. Dhe i dyshuari i tretë ka kryer pagesën e shpërblimit me çka ka bërë vepër penale dhëni të mitos”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Por nga LSDM shprehen skeptik ndaj sjelljes së prokurorisë publike e cila deri më tani nuk ka ftuar për të dhënë dëshmi asnjë nga mbi 30 të paditurit.

“Është kontestuese sjellja e prokurorisë publike duke pas parasysh se nga momenti i dërgimit të padis penale rreth skandalit të përgjimeve e këndej kanë kaluar më shumë se 2 muaj dhe askush nga të paraqiturit në padit penale që i ka ngritur LSDM ndërsa janë përfshirë mbi 30 persona, nuk është ftuar të jep çfarëdo deklarate para prokurorisë. Nga ana tjetër puna me shpejtësinë e dritës në rastin ‘Puçi’ e definitivisht konteston legjitimitetin dhe sjelljen e prokurorisë publike”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Të dhënat e tilla LSDM i nxori në pah gjatë publikimit të bombës së 15-të duke prezantuar bisedat mes përfaqësuesit të qeverisë izraelite, Haim Hakejni, Sasho Mijallkovit dhe gjykatëses Svetllana Kostova. Sipas Zaevit, në dijeni të plotë për këtë aferë ka qenë edhe kryeministri NikollaGruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *