Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja shpërtheu bombën në Kavadar, në shënjestër SGS-ja

LSDM-ja shpërtheu bombën në Kavadar, në shënjestër SGS-ja

30 prill-Bisedat e tjera të publikuara sot, sipas LSDM-së konfirmojnë se pas kompanisë SGS qëndron Sasho Mijallkovi. Sipas opozitës, personalisht Mijallkovi angazhohet që kompania SGS të merr tenderë për sigurimin e objekteve të kompanive private dhe shtetërore.

Një nga bisedat e publikuara sot nga LSDM-ja në Kavadar vërteton, sipas LSDM-së lidhjet e funksionarëve të VMRO DPMNE-së me fabrikën e Jugohromit, ndotësit kancerogjen në Tetovë. Në një bisedë mes shefit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe njërit nga udhëheqësit e kompanisë së sigurimit SGS, Sllobodan Nikollovski, përmendet se zv/kryeministri për financa Zoran Stavrevski ka shokët e tij në pozita të rëndësishme në fabrikën e Jugohromit.

Bisedat e tjera të publikuara sot, sipas LSDM-së konfirmojnë se pas kompanisë SGS qëndron Sasho Mijallkovi. Sipas opozitës, personalisht Mijallkovi angazhohet që kompania SGS të merr tenderë për sigurimin e objekteve të kompanive private dhe shtetërore.

LSDM-ja publikoi edhe tentativën për dorëheqje të kryetarit të Komunës së Kavadarit Aleksandar Panov dhe kundërshtimet e Mile Janakievskit dhe shefit të kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer.
Pas bombës lokale, LSDM-ja organizon edhe marsh protestues në mbrëmje në Kavadar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *