Home / Lajme / Maqedoni / Lsdm: Jankullovska i ofendon shqiptarët me termin “shiptari” (VIDEO)

Lsdm: Jankullovska i ofendon shqiptarët me termin “shiptari” (VIDEO)

02 Prill – Zoran Zaev sot në Kumanovë shpalosi bombën e 16-të.

Në Kumanovë LSDM ka publikuar “bombën” 16 duke lëshuar biseda për të cilat thonë se janë mes Gordana Jankullovkës dhe tentimet e saj për t’a keqpërdorur elektoratin e Kumanovës.

Në bisedën telefonike dëgjohet zëri i Jankullovskës , ajo thotë se do të flasë me bartësin e listës së “GROM-it”, për të cilin thotë se ai ka disa “banditë” atje si vetë për t’iu siguruar vota.

Në një bisedë tjetër ajo thotë se ka siguruar 75 mijë euro për serbët e Kumanovës , ndërkaq më vonë lajmërohet për tu vërtetuar se paratë kanë shkuar tek serbët, apo tek, siç thotë ajo te “shiptarite” – duke iu referuar shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *